Apeli i GJKKO-së riktheu masën e sigurisë! Berisha vërsul besnikët kundër gjyqtarit Pëllumbi, Noka: O surrogato! Pse të shkojë në SPAK, të pijë kafe me Dumanin?

 Apeli i GJKKO-së riktheu masën e sigurisë! Berisha vërsul besnikët kundër gjyqtarit Pëllumbi, Noka: O surrogato! Pse të shkojë në SPAK, të pijë kafe me Dumanin?

Foto arkive

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ngriu sot entuziazmin e Sali Berishës dhe opozitës së drejtuar prej tij, duke rrëzuar vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila hoqi çdo masë sigurie për Sali Berishën, duke e çliruar pas 1 viti nga ballkoni.

Vendimi i formës së prerë i Apelit të GJKKO-së detyron ish-kryeministrin Sali Berisha që të paraqitet para vartëses së Altin Dumanit, Adelajda Metaj, oficere e policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.

E kur kaloi më pak se një orë nga shpallja e vendimit besnikët e Sali Berishës iu vërsulën në kor gjyqtarit Pëllumbi ndërsa morën në mbrojtje kryetarin e marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit në aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani” dhe me 2 nongrata mbi supe, atë të SHBA e Britanisë së Madhe.

Në shënjestër të deputetëve demokratë nuk është vetëm prokuroria e Posaçme të cilin ata e etiketojnë “SKAP i partisë’ por dhe gjyqtari.

Nga Klevis Balliu, Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Flamur Noka, Dhurata Çupi, Luan Baçi në kor deputetët demokratë kanë postuar mesazhe të sinkronizuara kundër drejtësisë së re se duke akuzuar se po vepron me dy standard dhe po i vjen në ndihmë Ramës në këtë vit electoral për të dobësuar opozitën.

Besniku i përjetshëm Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i quan mercenarë të verbër që u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Berishën.

“U janë errur sytë, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën. Këta mercenarë të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit. Duhet të paraqiteni në SPAK i thonë liderit të opozitës. Po pse kështu? Për të pirë kafe me Dumanin? Përse duhet të shkojë të paraqitet në SKAP-in tuaj o gjyqtar surrogato? Në SKAP nuk ka dosje e as hetim. Hetimi është mbyllur sepse dosja ështe në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s'është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato…” shkruan Flamur Noka.

“Sali Berisha as nuk nënshtrohet, as intimidohet dhe as nuk ja mbyllni dot gojën me masën kufizuese qe dhate sot. Përkundrazi ne jemi më të motivuar se kurrë më parë në misionin tonë për ndryshim , përballje dhe betejë me regjimin!” shkruan Metaliaj

"SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësise, po përdoren si mjet për përndjekje politike, për të mbajtur pushtetin dhe për të izoluar çdo ze kritik’ shkruan Elda Hoti.

“Rreziku te porta. Mekanizmat ndalues vihen në lëvizje nga pushteti. Këte herë gjygjtari i rradhës. Por llogaritë me Sali Berishën i bëjnë gjithmonë gabim” shkruan Dhurata Çupi.

I sinkronizuar është dhe thurja e ladveve për Berishën.

“Sali Berisha ka sfiduar të gjitha stuhitë politike dhe ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. Sali Berisha ka qenë gjithmonë një zë i fortë, simbol i rezistencës kundër padrejtësive.  Sali Berisha ka qenë zëri që ka nxjerrë në dritë aferat më të mëdha korruptive dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar” shkruan Elda Hoti.

Vetë kryetari i PD-së e quajti një provë më shumë se SPAK i shërben Ramës vendimin e sotëm të Apelit të GJKKO por se tha se këtë herë do ta respektojë masën e vendosur ndaj tij.

Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre. Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhërave te tij politik. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes,  deklaroi Berisha.

Ndërkohë Luan Baçi zbuloi skenarin që do të vijë më pas.

“Me vendimin  absurd dhe pa asnjë justifikim të sotëm, nuk bëtë asgjë tjetër, veçse caktuat, që dy herë në muaj, kryetari i Partisë Demokratike profesor doktor Sali Berisha, kryeministri i ardhshem i Shqipërisë,  do të dalë në konferencë për shtyp, para gazetareve te godina e SPAK, i shoqëruar nga mijra demokrate për të shpalosur pjesë të programit te Partisë Demokratike!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 04/01/2025 04:25

    Te gjithe ju qe jeni merzitur per Saliun,do jeni ne listen e tij per deputet.Te shohim vendimin e popullit.

    Përgjigju
  • Fatmir Jaupi: 03/01/2025 17:16

    O flamuri pa bisht tani e ke radhēn ti me u bo karrministēr i partis wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, të tjerët ‘detyrim paraqitje’

Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, të tjerët ‘detyrim paraqitje’