DURRES - Gjykata e Apelit në Durrës ka nxjerrë të pafajshëm ish-drejtorin e burgut të Rrogozhinës Pajtim Murrja, i cili akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Ish-drejtori është arrestuar dy vjet më parë, ndërsa u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan me 3 vjet burg.

Por Gjykata e Apelit në Durrës ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të Elbasanit, duke i dhënë pafajësi pas dy vitesh burg. Pas këtij vendimi, ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murrja, i rikthehen të gjitha të drejtat financiare nga dita e arrestimit.

Në këtë seancë i është dhënë pafajësi edhe punonjësve të policisë të burgut, Denis Tosku dhe Ismail Cumani, të dënuar me nga 1 vjet e gjysmë secili nën akuzën se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para për t’u dhënë leje të burgosurve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)