Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar dënimin me 23 vite burg për Çesk Murin,i cili akuzohej për vrasje me dashje. Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Çesk Muri u deklarua fajtor me 23 vjet burg për heqje lirie, për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Xhaxhai i viktimës, i pandehuri tjetër Nikë Muri u deklarua i pafajshëm nga gjykata. Sipas gjykatës së shkallës së parë, nga provat e paraqitura në gjykim ka rezultuar e provuar se autor në vrasjen e Gjin Murit, nipi i të pandehurit Nikë dhe kushëriri i të pandehurit Çesk, është ky i fundit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri Çesk ka përfituar në shkallën e parë uljen e një të tretës së masës së dënimit. Ngjarja për të cilën 24-vjeçari Çesk Muri u deklarua fajtor është shënuar në korrik të vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, nga hetimet e kësaj dosjeje ka rezultuar se i pandehuri Nikë Muri ka pasur një konflikt disa vjeçar me një prej vëllezërve të tij. Mosmarrëveshjet mes vëllezërve Muri mësohet se janë reflektuar dhe të pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. Kjo ka bërë që marrëdhëniet mesa dy familjeve të ishin mjaftueshëm të acaruara. Sipas hetimeve, ditën e ngjarjes, i pandehuri Nikë Muri është konfliktuar fizikisht me vëllain e tij.
Të pranishëm në konflikt kanë qenë edhe tre nipërit e të pandehurit, djemtë e vëllait me të cilin ai po konfliktohej. Sipas akuzës, pas këtij konflikti, djali i të pandehurit Nikë, i pandehuri Çesk, ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së xhaxhait të tij, duke lënë të vrarë, djalin e xhaxhait, Gjin Muri. Sipas prokurorisë, vrasja ka ardhur pas një shkëmbimi zjarri mes të pandehurit, i cili kishte rrethuar banesën e xhaxhait të tij.
/Shqiptarja.com