Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe Policia e Shtetit si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokuroria deklaron për Report Tv se nuk ka pasur asnjë provë të re lidhur me këtë rast.
Në lidhje me pretendimet e nënës së Bleona Matajt se i ka dorëzuar provat që disponon në Prokurori, zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme bën me dije se Bukurie Veizi nuk është paraqitur asnjëherë pranë organit të akuzës e aq më tepër të ketë dorëzuar prova të reja.
Duke qenë se çështja aktualisht është e pezulluar për mungesë të provave të reja, zyrarisht Prokuroria bën me dije se nëse do të ketë sikur edhe një detaj të ri çështja do të riaktivizohet, ndaj dhe kërkon që nëna e Bleonës nëse ka prova të reja, atëherë t'i çojë ato në prokurori.
Edhe nga Policia e Kukësit bëhet me dije se Bukurie Veizi nuk është paraqitur apo të ketë çuar ndonjë provë të re. Sa i përket versionit të dhënë nga nëna e Bleona Matës, organi i akuzës bën me dije se do të kryen verifikmet e nevojshme për të zbardhur të vërtetën.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com