Apeli i Nishanit: Përballoni sfidën e
Drejtësisë, Volfart: Besoj do ja dilni
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë apel sot aktorëve të sistemit të drejtësisë të përballojnë sfidën e drejtësisë, si tepër të rëndësishme jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë.
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë apel sot aktorëve të sistemit të drejtësisë të përballojnë sfidën e drejtësisë, si tepër të rëndësishme jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë. Këtë mesazh presidenti e përcolli gjatë ceremonisë së përvjetorit të 15-të të shkollës së Magjistraturës dhe emërimit të magjistratëve të rinjë.
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Nishani nënvizoi se “gjatë gjithë mandatit të tij në KLD do të këmbëngulë, që procedurat e motivimit, të mbështetjes dhe realizimit të karrierës së gjyqtarëve të mbështeten vetëm dhe vetëm mbi procese të standardizuara.”
Sipas Nishanit, drejtësia është shërbimi kryesor që i bëhet një shoqërie, sepse vetëm mbi bazën e funksionimit të shtetit të së drejtës ekziston garancia për funksionimin normal të çdo institucioni tjetër.
Të pranishëm në këtë event kanë qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi , ambasadori i Prezencës së
OSBE-së Eugent Volfart, prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, ministri i Drejtësisë si dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.
Në fjalën e tij Eugen Volfart ka shprehur besimin se puna e magjistratëve të rinj do të jetë kontribut i rëndësishëm për drejtësisnë.
“Unë kam besim plotë se ju do të ndikoni në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në dhënien e drejtësisë së merituar për cdo qytetarë. Ndaj ju përgëzoj dhe ju uroj suksese në rrugën tuaj të karrierës.”, tha Volfart.
Gjatë kësaj ceremonie patën mundësi që të dekretohen katër prokurorë, të cilët janë emëruar më parë ndërsa tetë prej magjistratëve të cilët i përkasin gjyqësorit do të duhen të presin derisa emërimi i tyre të kalojë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e më pas të dekretohen nga presidenti i Republikës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15