TIRANE – Pak para fillimit të seancës plenare në Kuvend, e cila ka në rend të ditës tre projektligjet që kërkojnë edhe votën e opozitës dhe njëkohësisht janë kushte nga Bashkimi Evropian për marrjen e statusit kandidat, prezenca e
OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth përsëriti sot apelin ndaj palëve politike për t’i votuar këto ligje.
Wollfarth shprehu besim se sot në Kuvend do të merret vendimi i duhur, ndërkohë që theksoi se kjo çështje tashmë është e nivelit ndërkombëtar.
“Kur është në lojë një çështje kombëtare, vendimi duhet të merret me sytë drejtuar nga konteksti ndërkombëtar dhe sot është dita e atij vendimi”, u shpreh prezenca e OSBE-së gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit rom, pranë shkollës “Bajram Curri” në kryeqytet.
Sipas Wollfarth, populli shqiptar e meriton progresin dhe për të arritur zhvillimin, pjesë e rëndësishme sipas tij, janë ligjet dhe një funskionimi i sistemit të drejtësisë.
“Viti i ardhshëm është vit zgjedhjesh; më pas, me sa duket, do të duhet më shumë kohë për të bërë përpara në rrugën e integrimit evropian. Kjo mund të thotë, gjithashtu, që koha që po kalon nuk investohet siç duhet në procesin e reformave. Unë jam ndërkombëtar, por, nga këndvështrimi im, populli shqiptar e meriton progresin. Ai meriton, po ashtu, kornizën brenda së cilës ndodh ky progres. Një pjesë skajshmërisht e rëndësishme në këtë kornizë janë ligjet dhe shteti i së drejtës. Shqipëria do të ketë një të ardhme pavarësisht asaj që ndodh sot, por kjo e ardhme do të jetë më e shpejtë dhe më e mirë, nëse vendimet e duhura merren sot.”, vijoi prezenca e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të votuar tre projektilgjet që kërkojnë 3/5 në Parlament, pra edhe votimin nga opozita. Por deri dje kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se nuk do të votojë pa u zgjidhur më parë çështja e Këshillit të qarkut të Fierit.
Redaksia OnlineGre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15