Apeli konfirmon dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin! Bardhi i revoltuar, kërcënon gjyqtarët: Ta harrojnë se do të shkojnë në Gjykatë të Lartë (VIDEO)

Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë. 

Në seancë për të mbështetur Salianjin ishin 17 deputetë të PD-së. Në përfundim të seancës kur u komunikua dënimi kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi i revoltuar kërcënoi gjyqtarët  

"Kjo është e vërteta. Merr 2 dëshmitarë të rremë si gjyqet politike e dënon deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë! Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë" tha Bardhi. 

Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë me 17 deputetë të grupit parlamentar të PD-së: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani. 


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë