Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)

TIRANË- Gjykata e Apelit dënoi sot me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të vitit 2019 e cila e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Pas katër vitesh zvarritje, trupi gjykues i përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, shpalli sot (26 shtator 2024)  vendimin në një sallë të mbushur plot nga thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD, të cilët Salianji i kishte marrë si përforcim për të ushtruar presion mbi gjyqtarët.

Menjëherë pas shqiptimit të vendimit, që do ta çojë tashmë ish deputetin, për 1 vit në qeli, deputetët me në krye kryetarin e grupit parlamentar Gazment Bardhi nuk i kursyen as kërcënimet ndaj gjyqtarëve.

 Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë" tha Bardhi i revoltuar teksa dilte nga salla e gjyqit.

Vetë Ervin Salianji, për mediat jashtë sallës, ende pa e marrë veten nga vendimi, e quajti proces të montuar politikisht çështjen e ngritur ndaj tij. Ai tha se do t’i dorëzohet drejtësisë ndërsa fushatën tha se do ta bënte nga edhe nga burgu.

Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta. .. Jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu.” tha Salianji pas vendimit

Teksa u largua nga gjykata me Rang Rover, Salianji zgjodhi të kalonte para drejtorisë së Policisë për të shkuar më pas tek selia e PD-së. 

Humbet mandatin dhe s'mund të kandidojë në 2 palë zgjedhje

Duke qenë se bëhet fjalë për një vendim të formës së prerë Kushtetuta parashikon se në një rast të tillë, mandati i një deputeti bëhet i pavlefshëm. Salianji po ashtu, do të humbasë mundësinë për të kandiduar dhe në dy palë zgjedhje të ardhshme parlamentare, të 2025, dhe 2029. Gjithashtu humb të drejtën për t’u zgjedhur në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit.

Redi Ramaj avokati i deputeti demokrat Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv konfirmoi se me këtë vendim klienti i tij humbte mandatin, ndërsa lajmëroi se shumë shpejt do të merrte hapin ligjor për pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.

"Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.'- tha Ramaj.

Pritet arrestimi
Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, zoti Salianji pritet t’i nënshtrohet procedurave për të nisur vuajtjen e dënimit. Prokurori i Apelit Arben Qose mori vendimin e Apelit dhe ia dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se nesër në mëngjes do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ku i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit.

Kush pritet ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend?
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota.

Dënimet e te tjerëve
Ndërkohë Apeli konfirmoi dënimin me 3 vjet dhe 5 muaj burgim edhe për Albert Veliun, personin që pranoi se ka kyer përgjimin. 2 vjet burg për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua  me 100 orë pune në shërbim publik.

Salianji me 17 deputetë në sallë
Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit, kur deputeti demokrat u paraqit në gjykatë me 17 deputetë të grupit parlamentar të PD-së: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani. 

Dosja Babale
Në audio përgjimin i cili u bë publik nga Salianji në maj të vitit 2018, pretendohej se po zhvillohej një bisedë mes vëllait të zotit Xhafaj dhe një ish të dënuari në Itali për trafik droge, për ta ndihmuar këtë të fundit që të sigurojë një ngarkesë me marijuanë. Përgjimi shkaktoi debate të forta në politikë atëherë dhe opozita kërkoi me ngulm dorëheqjen e zotit Xhafa, ndërsa ky i fundit mohoi kategorikisht që të ishte përfshirë vëllai i tij, i cili në fillim të viteve 2000 kishte patur një dënim për trafik droge në Itali. 

Ndiqni lajmet sipas zhvillimeve 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Pritet arrestimi/ Salianji 'karshillëk' me 'Range Rover' lëviz para Policisë së Tiranës për të shkuar tek selia PD (VIDEO)

Ervin Salianji vetëm pak momente pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, është parë me automjetin e tij tip Range Rover përballë ambienteve të DVP Tiranë.

Pak minuta pasi prokurori i Apelit Arben Qose mori vendimin e shkurtuar të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm të Apelit, ia dërgon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës dhe sektori i ekzekutimeve të vendimeve bën menjeherë ekzekutimin.

Në videon e siguruar nga Report Tv duket Salianji teksa kalon aty dhe më pas është larguar pa dalë nga makina. Salianji më pas me makinë u largua drejt selisë së PD-së. 

 

Ora 15:07
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, Prokurori i Apelit merr vendimin dhe e dërgon për ekzekutim

 

Prokurori i Apelit Arben Qose mori vendimin e shkurtuar të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm të Apelit, ia dërgon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës dhe sektori i ekzekutimeve të vendimeve bën menjeherë ekzekutimin, raporton gazetarja Keti Banushi. 

Mund të ketë dhe ekzetutim vullnetar. Pra Salianji të paraqitet vetë për të kryer dënimin. 

Ora 14:37
U dënua me burg, Salianjit pritet t’i hiqet mandati! Ja kush e zëvendëson

1727353879_salianjimano.jpg

Ervin Salianji dhe Andrea Mano

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat.

Por kush pritet që ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend? Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota.

Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.

Ora 14:27
SKEDA/ Dosja 'Babale': Inskenimi i audiopërgjimit me stilolaps që implikoi vëllanë e Fatmir Xhafës dhe premtimi për 200 mijë euro

1709282316_8000babale11.jpg

Ne foto: Albert Veliu dhe Ervin Salianji 

Skandali i inskenimit të “Babales” doli në dritë më 14 Maj të vitit 2018 nga selia e PD-së në Tiranë, në një konferencë për shtyp ku dolën Ervin Salianji, Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi, duke denoncuar atë që e quajtën “audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron ose Geron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja.

Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë.

Por, nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se audiopërgjimi ishte totalisht një material i montuar, pasi personi që dëgjohet në audio nuk ishte Agron Xhafaj, por një tjetër person në rol, Fredi Alizoti, kunati i ‘Babales'. Biseda ishte e tërë e simuluar, e krijuar në Selinë e Partisë Demokratike në janar të vitit 2018, siç del edhe në dosjen hetimore.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti, i cili më pas pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori për t’u bërë ballafaqimi dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Më 18 dhjetor 2019, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji, si dhe dënoi me 3 vjet dhe 6 muaj burgim dhe Albert Veliun, personin që pranoi se ka kyer përgjimin.

2 vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muja burg, por që iu konvertua në 100 orë pune në shërbim publik.

 Vendimi i sotëm i formës së prerë i Gjykatës së Apelit konfirmoi të gjitha dënimet, përveç ‘Babales’ i cili nuk e kishte ankimuar. 

Pse Babale?
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi gjoja dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. 

VIDEO ME POSHTE: DESHMIA E FREDI ALIZOTIT NE GJYKATE 2019
  Fredi Alizoti: Salianji na premtoi 200 mijë euro, por nuk na i dha! Prandaj tregova të vërtetën

 

 

Ora 14:09
Apeli konfirmon dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin! Bardhi i revoltuar, kërcënon gjyqtarët: Ta harrojnë se do të shkojnë në Gjykatë të Lartë (VIDEO)

Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë. 

Në seancë për të mbështetur Salianjin ishin 17 deputetë të PD-së. Në përfundim të seancës kur u komunikua dënimi kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi i revoltuar kërcënoi gjyqtarët  

"Kjo është e vërteta. Merr 2 dëshmitarë të rremë si gjyqet politike e dënon deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë! Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë" tha Bardhi. 

Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë me 17 deputetë të grupit parlamentar të PD-së: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani. 

Ora 14:09
U dënua me burg, avokati i Salianjit për Report Tv: Vendimi i formës së prerë, humb mandatin e deputetit

Redi Ramaj avokati i deputeti demokrat Ervin Salianji, për të cilin gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ta dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, në një intervistë për Report Tv e cilësoi dënimin si politik. I pyetur në lidhje me mandatin e deputetit, Ramaj tha se vendimi është i formës së prerë dhe në këtë rast deputeti humb mandatin.

Ramaj tha se do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme për të zhbërë vendimin.

‘E para vendimi është politik dhe kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet është çështje e prokurorisë. Një deputet është dënuar për një vepër penale që nuk ekzekuton. Sot marrim një dënim politik. Mbasi merret një vendim politik, nga gjykata do të jetë precedent shumë i rrezikshëm, të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla. Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.'- tha Ramaj.

Ora 14:00
Salianji me 17 deputetë! Çfarë ndodhi në Apel në seancën ku deputeti i PD-së u dënua me 1 vit burg për dosjen 'Babale'

Seanca e sotme ishte për dhënie vendimi, por meqë avokatët e Geron Xhafës kishin paraqitur vendimin e pushimit të GJKKO-së që u bë objekt debate seancën e kaluar, Apeli riçeli shqyrtimin që e kishte mbyllur seancën e kaluar për të marrë provën

Kjo u konsiderua e paligjshme nga avokati i Salianjit

“Është e padegjuar më parë që pasi mbyllet shqyrtimi të depozitohen prova të reja në gjykatë. Vendim në kundërshtim me ligjin” tha Ledio Braho.

"Nëse do kishte nje hrtim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte kallëzim te rremë. Prokurorit në seancën e kaluar, ja dhanë gati letrën ne dorë" tha Salianji

'Kujdes me etikën" tërhoqi vëmendjen gjyqtarja Elona Toro.

Më pas shqyrtimi u mbyll dhe trupi gjykues u tërhoq për të dhënë vendimin përfundimtar duke lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë me 17 deputetë të grupit të tij parlamentar: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani. 

Ora 14:00
Dosja 'Babale'! Çfarë ndodhi në gjykatën e Apelit në seancën ku pritej të dënohej Salianji

Seanca e sotme ishte për dhënie vendimi, por meqë avokatët e Geron Xhafës kishin paraqitur vendimin e pushimit të GJKKO-së që u bë objekt debate seancën e kaluar, Apeli riçeli shqyrtimin që e kishte mbyllur seancën e kaluar për të marrë provën

Kjo u konsiderua e paligjshme nga avokati i Salianjit

“Është e padegjuar më parë që pasi mbyllet shqyrtimi të depozitohen prova të reja në gjykatë. Vendim në kundërshtim me ligjin” tha Ledio Braho.

"Nëse do kishte nje hrtim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte kallëzim te rremë. Prokurorit në seancën e kaluar, ja dhanë gati letrën ne dorë" tha Salianji

'Kujdes me etikën" tërhoqi vëmendjen gjyqtarja Elona Toro.

Më pas shqyrtimi u mbyll dhe trupi gjykues u tërhoq për të dhënë vendimin përfundimtar.

Ora 13:51
U dënua me 1 vit burg, Salianji: Fushatën elektorale do ta bëj edhe nga qelia! Jam në dispozicion të drejtësisë

 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji. Salianji tha se do të jetë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa e cilësoi dënimin e tij si dënim politik. Salianji tha se fushatën elektorale do të bëj edhe nga burgu. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë' për dosjen 'Babale'.

‘Pa diskutim do të ndjek procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrjes që nuk ndryshohet në gjykata shqiptare. Fatmri Xhafaj kërkon të kapë ishuj të tjerë gjyqësore. Do të jem në dispozicion do të jem këtu. Do ti anuloj të gjitha do të jem këtu dhe do të diskutoj për të gjitha. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik nw 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu.'- tha Salianji.

Ora 13:48
U dënua me 1 vit burg/ Salianji: Çfarë vendimi prisni nga gjyqtarja kunatë me Belinda Ballukun? Ky ishte akti i parë, do kemi procese të tjera Mamale, jo Babale

 

Deputeti Ervin Salianji pas vendimit të sotëm të Apelit do të vuajë dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale. Pas seancës Salianji sulmoi gjyqtarët e çështjes si të lidhur me mazhorancën dhe Belinda Ballukun.

'Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimrve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për ti dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për ti sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të  njomë. Sot në mënyrë të paprecedent. Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoi të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Belinda Ballukut.

Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët superordiner, që do të keni prova për të ardhmen, kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasë njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë,. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë.'

Ora 13:30
Dosja 'Babale'! Çfarë ndodhi në gjykatën e Apelit në seancën ku pritej të dënohej Salianji

Seanca e sotme ishte për dhënie vendimi, por meqë avokatët e Geron Xhafës kishin paraqitur vendimin e pushimit të GJKKO-së që u bë objekt debate seancën e kaluar, Apeli riçeli shqyrtimin që e kishte mbyllur seancën e kaluar për të marrë provën

Kjo u konsiderua e paligjshme nga avokati i Salianjit

“Është e padegjuar më parë që pasi mbyllet shqyrtimi të depozitohen prova të reja në gjykatë. Vendim në kundërshtim me ligjin” tha Ledio Braho.

"Nëse do kishte nje hrtim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte kallëzim te rremë. Prokurorit në seancën e kaluar, ja dhanë gati letrën ne dorë" tha Salianji

'Kujdes me etikën" tërhoqi vëmendjen gjyqtarja Elona Toro.

Më pas shqyrtimi u mbyll dhe trupi gjykues u tërhoq për të dhënë vendimin përfundimtar.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noli: 27/09/2024 09:53

    Qe ky Po shkon ne burg me kembet e veta kjo nuk do shume tru, por sakrifica do I shkoje dem se as protesta e revolta nuk cojne e Kali I pd ka ngordhe me kohe. As njerez nuk kane me as perkrahje e as shprese e pritshmeri nuk ka me kush prej tyre. Nuk klasifikohet me Pd si opozite . Me mire te shkrihen fare e ti bashkengjiten Edos si fraksion I Ppppsss

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2024 02:50

    4 vjet qe u zvarrit dhe per cfare,per nje vit, qe si Beleri, nuk ka per t'a bere edhe ky te plote?! S.d.q,te dolen huq ata 17 /trimat/ qe morre pas vetes,se te gjithe bashke nuk barazohen me nje Berishe.Ai po,po te kishte qene ne ditet e tij me te mira e ne nje kohe tjeter e me gjyqtare te tjere,mund te te kishte shpetuar sic shpetoi Meten dikur.

    Përgjigju
  • Mushka: 26/09/2024 23:30

    PD nuk mban me dot frenat e opozites duhet te krijohet nje grup intelektual nga tridhjete e gjashte rrethe te formojne nje liste deputetesh me intelektual dhe ti futen politikes , ka plot per te protestuar qindra gjera , duhet proteste madhore ama opozita qe i themi ne PD me kompani Jane jashte loje dhe nuk I kalojne as 7 deputet ne 2025 , ka vend per grup intelektual ne cdo rreth te bejne opozite kombetare dhe te nis nje epoke e re demokracie , ky parlament ka qene me i dobti nga 100 vitet e fundit , ndaj duhet lista te hapura dhe votim qe intelektual me peshë , mesues , teknolog , profesor , ekonomist te afte etj etj te jene ne parlament qe te dergojne Shqipërine ne zhvillim ne hekurudha ne vepra ne punesim , kjo politike nga 1991-2024 duhet nderruar 100% gradualisht te gjithe Jane nje kokë e nje kembe , ndaj them uroj te Kete akoma intelektual nga cdo rajon dhe rreth dhe te behet poltike zhvillimi sepse Shqipëria dhe populli Jane lodh , me keq nuk ka , me nje perspektive te ulët , ne politiken shqiptare ka akoma vend per njerez te afte , te mire , te pergatitur per rrumpalla eshte mbush kupa populli nuk do më rrumpalla as majtas as djathtas , tani populli do vizion , puntor dhe njerez qe vlersojne 100% Shqipërine se me keto ritme do jemi me popullsi sa N.Macedonia , Shqiperia ka nevoje per njerez pergatitur!

    Përgjigju
  • Ari: 26/09/2024 19:50

    Cdmth pritet arestimj. Kur vendos gjykata te vihen prangat me salle te gjykates. Ashtu si saimir tahirin Kete kalamanin politikan pse e lane te lire Cjane keta. Ku eshte parrula para ligjit tw gjithe te barabarte Wtf Cmut vendi jemi keshtu

    Përgjigju
  • sadri: 26/09/2024 19:01

    pretendimin se ka bere publik denimin e Geronit eshte nje shpifje se ky ishte nje fakt publik i njohur qe nga viti 2002 i pranuar nga vete i vellai publikisht dhe i thene e sterthene si akuze nga PD ndaj Fatmir Xhafes

    Përgjigju
  • Lushka: 26/09/2024 17:32

    Te pret grida o bir te pret me 300 spartanet jasht... Po pse ore me xhafen u more edhe e pesove. Alibeaj e terhoqi marmiten se digjte me ato. Te Ben koke Turku mi non, lum grida per ty. O heroi dites se pd. Ty grida te do fort do te presi mi non do te presi. Po nuk nderrove gjini ne qmbjentin ku do shkosh. I ke porosit don perinjonat edhe fishekzjarret apo harrova sende te ndaluara... Do argetohesh...

    Përgjigju
  • Askushi: 26/09/2024 17:22

    Ik bej burg tani por me vjen qe sdo besh me dashuricka si ne parlament mer koke bole.boje gangsterrin aty brenda se ti shkulin dhe qimet e bythes.tani rrallet e ka sumqimi Gaz bardhi kurva.mezi po e presin cunat me kar ne dore.

    Përgjigju
  • Askushi: 26/09/2024 17:17

    Te gjithe ata qe i kane rene ne qafe pa te drejt Xhafes si salihi dhe tahiri miren pataten,gjithe Vlora e dinte qe zeri nuk ishte i Agronit. Mund te kishte sulmuar shume mire xhafen me vellain e denuar per trafik po jo te krijonte prova te rreme…..te dhjaks Xhafa o tutkun,i thone Profesori……dale se do ti gjej dhe anen Rames avash avash

    Përgjigju
  • futi: 26/09/2024 16:29

    KOKRROçKA

    Përgjigju
  • Tirona: 26/09/2024 16:22

    Nje mbetje me pak ne parliament. Po nejse te shikojme se ketu ndodhin cudira gjithmone ne moment te fundit. Gjygj politik. Sajmir tahiri ne top story gati sa nuk Po qante jo Po femijen kam hall jam I pafajshem etj etj... Se e mbusha un me plakun me plaken shqiperine me drog. Ky u ngaterrua me klanin e gabuar edhe u gjobit. Cdo mi non ato ne pushtet ju beni horrin. Rri urte nuk ngaterrohet plakun mere me xhafat e kompani rri urte do merresh to me non koke Turku. Ishalla nuk qellon me ndonje te perjetshem ne burg se oiiiii oiiii ping pong do te bejne ne maj te pellembes kokes do te mbajne... Urime per emisionin...

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/09/2024 16:10

    Ky me skenare kriminal sajoi per t'i bere gropen tjetrit, duke shfrytezuar kamikazet ne SHISH, prokurori e polici. Shume pak eshte denuar, meritonte me shume.

    Përgjigju
  • E verteta: 26/09/2024 16:09

    Edhe sikur mos te rezultonte fajtor, edhe perse i beri sherbim komunitetit duke cuar ne burg vellain trafikant te ish ministrit te brendshem Fatmir Xhafa, vetem per faktin qe nje tufe horrash deputete shkojne aty dhe i bejne presion gjykates, Salianji e meriton denimin. Te gjithev atyre horra deputete qe jane aty tani qe nuk i eci presioni i shemtuar, ju kane hyre te dridhurat.

    Përgjigju
  • Shuuuume mire: 26/09/2024 16:07

    A cta ben mire o surrat dhelpre

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/09/2024 16:01

    Pet mua presidenti i republikes duhet te shpall gjendjen e jasht zakonshme Dhe te urdheroj ushtrin e policin qe te arrestoj te gjith politikanet hajduter dhe tradhetar Ne te kundert ne do kemi pasoja te renda si shtet Pse the keshtu Dikush shpall nje minishtet Nje tjeter kerkon verioepirin Te tjeret vjedhin Forcat e eistremit islamik po marrin shum revansh Prandaj them qe presidenti duhet te marr frenat e shtetit ne dor

    Përgjigju
    • Kdks: 26/09/2024 19:53

      Po ti mer sumqim ne cdo lloj artikulli do permendesh islamimet?

  • Dushari: 26/09/2024 15:35

    He more babale,merre me nga dale,merre shtruar,shtruar,shko me byth të rruar.

    Përgjigju
  • PeDe: 26/09/2024 15:26

    Po halli Gridës si do vej tani....?

    Përgjigju
    • qaj: 26/09/2024 17:21

      edhe une mendoj per te si do ti vej halli grides.... eh mer salianj ca na bone

  • me me: 26/09/2024 14:37

    hajt suksese ne jete! dhe pastrim sa me te mbare SPAK-ut

    Përgjigju
  • Zoni: 26/09/2024 14:20

    Hahahahahahahahahahaha sa kam qesh me lot.

    Përgjigju
  • Jim: 26/09/2024 14:08

    Nqse doni drejtesi kjo eshte drejtesi Nuk mund te besh cfar te duash dhe askush smban pergjegjesi Shko bej burgun si shum te tjere nga krahu matane per nje kanal vadites ose per nje marrje ne goje Shiko sapunin tani mos te bjere!

    Përgjigju
  • 313: 26/09/2024 14:03

    ne dhome me nuredin dumanin

    Përgjigju
  • foni: 26/09/2024 14:01

    Shume mire, kush shpif, kush nuk ka prova kur akuzon, keshtu e peson. Por edhe ne kete rast, Salianji, mundohet te beje viktimin. Prandaj PD do rri gjithmone ne opozite se ka personazhe te tille, qe merren me thashetheme dhe jo me hallet e popullit. grdia do vije te takoje ne burg, mos u be merak.

    Përgjigju
  • Koli: 26/09/2024 13:54

    Iku neveria e parlamentit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Loni: 26/09/2024 13:39

    Ky eshte antipatik ne max. Del kur i thot shefi e prononcohet si te gjithe. Si klevos balliu me astirin dita e fundit u zhduk. Nejse sa per babale e teorira te gjith trafiqet po soji i ketij e atyre qe tentoj te denonconte ky. Sepse o truprojet e ministrave o shoferet o shef policije o vella deputeti o i lidhur me pushtetin se te jet per njerezit e thjehste bejne hic asgje po nuk pate lidhje politike shteterore. Gjithsesi u ngaterrua me klanin e gabuar. Xhafa ujo komunizmi do bejne keta kiçat e pazarit ri. Gjrhs le te flase drejtesia e pa njeanshme e drejte si draperi.

    Përgjigju
  • Dosja: 26/09/2024 13:38

    Te gjithe jane rrugecer me ne krye Salinjanin

    Përgjigju
  • visi: 26/09/2024 13:26

    E shikoni se çfar drejtësie duna shpellarët e Sali non gratës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit