KORÇË – Gjykata e Apelit në Korçë lë në fuqi masën "arrest me burg" për 7 gardianë të burgut të Drenovës.

Mbeten në burg: Bledi Ysolli, Ferdinand Limoni, Sotir Tanushi, Valter Gjalpi, Ardian Lemellani, Luan Liçkollari, Artan Larti.

Ndërsa caktohet masa “detyrim paraqitje” për Luljeta Dovoranin dhe Suzana Sejdarasin, të cilët mbulonin sektorin e informacionit në burg.

Akuza ndaj punonjësve është mbi arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës në Korçë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)