Apeli lë në burg Ballistin, fati i
tij vendoset në Gjykatën e Lartë

TIRANË - Gjykata e Apelit vendosi të lë në burg Ismail Morinën njohur ndryshe si ”Ballistin e dronit”. Apeli la kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe rrëzoi kërkesën e avokatit Ardian Visha i cili kërkoi lirinë për të riun nga Kukësi të arrestuar me armë pa leje. Visha tha pas seancës gjyqësore tha se do të bëjë rekurs të vendimit duke e cuar në Gjykatën e Lartë.

Ballisti këtë herë në seancë para gjykatësve është paraqitur me një ndryshim nga herët e tjera, pa uniformën e kombëtares.

Ismail Morina ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut 302 dhe është ulur sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë pas vënies në pranga me dy pistoleta më 7 tetor në Tiranë.
 
Ndryshe nga seanca e mëparshme e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit, këtë të premte në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinës, të njohur për të gjithë si “Ballisti” – ose ndryshe “njeriu i dronit”, kjo për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e “Beogradit” një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në reshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e Ballistit, ku duket me një shami të bardhë në kokë. Ajo eshte perlotur sapo ka pare djalin e saj te hyje ne salle.

gjyqi i ballistit
(Nëna e Ismail Morinës në seancë, me shami të bardhë)

Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçari i cili qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb ndërsa vinin drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”. Ai nuk është thirrur në sallë në rolin e dëshmitarit, por është gjendur aty si një qytetar i thjeshtë në mbështetje të Ballist Morinës.

gjyqi i ballistitgjyqi i ballistit
(Me pulovër gri, Marsel Qeleshi në seancën ndaj Morinës)

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj Ismail Morinës masën e sigurisë të “arrestit me burg” nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Djali nga Kukësi u arrestua më 7 tetor me dy pistoleta pa leje, njërën në brez dhe tjetrën në makinën e tij. Arrestimi i Ballistit u bë vetëm një ditë para luajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor, përballje të cilën Ismail Morina kishte planifikuar ta ndiqte në “Elbasan Arena” pasi kishte blerë edhe biletën. 

morina gjyq
(Ismail Morina gjatë seancës gjyqësore) 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet