Apeli liron Ilir Xhaken nga akuza
e vrasjes së Qerim Malokut

Apeli liron Ilir Xhaken nga akuza<br />e vrasjes së Qerim Malokut
DURRES-  Gjykata e Apelit e Durrësit shpall të pafajshëm Ilir Xhaken për akuzën e vrasjes së Qerim Malokut. Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Durrësit, të marrë nga Neritan Tabaku i cili e shpallte të pafajshëm Xhaken po për këtë akuzë.

Sipas  Apelit “Vendimi i dhënë nga gjyqtari Neritan Tabaku është i drejtë dhe Ilir Xhakja është i pafajshëm për vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Relator i çështjes ishte gjyqtari Petraq Dhimitri.

Prej tetorit të 2012 Gjykata e Apelit e Durrësit mori në rishqyrtim dosjen për vrasjen e Malokut. Akt ekspertiza balistike e armëve të gjetura në vendin e krimit në fshatin Katund Sukth ishte prova kryesore që i dha pafajësinë Ilir Xhakes. Riekspertiza bakistike tregonte se gëzhoja nuk është qëlluar nga arma që është gjetur në vendin e ngjarjes.

Gjyqtari Neritan Tabaku kishte vendosur në 2011 lirimin e Ilir Xhakes dhe disa muaj më pas, më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj.

Dosja për lirimin e Ilir Xhakes nga Neritan Tabaku u rihap pas vrasjes së Kryekomisarit, dhe nga verifikimi i KLD-së u konstatua se kishte shkelje. Më 21 shkurt 2013 KLD urdhëroi shkarkimin e tij për shpërdorimit të detyrës  dhe ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor pikërisht për dosjen e lirimit të Ilir Xhakes.

Menjëherë pas krimit u bë verifikimi i dosjes së gjyqtarit që kishte lënë të lirë Ilri Xhaken dhe pas kontrollit rezultoi se kishte parregullsi. Gjyqtari Neritan Tabaku nuk kishte bërë në kohë zbardhjen e vendimit të lirimit, duke penguar në këtë mënyrë apelimin e vendimit. Më 21 shkurt 2013 KLD shkarkoi nga detyra Tabakun ndërsa një proces gjyqësor është në vazhdim për akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!