Apeli lë në burg Florenc Hoxhën, Balliu: Ata që vrasin dënohen më lehtë

Florenc Hoxha ish-kreu policisë bashkiake Tiranë gjatë mandatit të Lulzim Bashës, u la sërish në burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me akzuat për dhunë në protestat e opozitës kundër qeverisë dhe tubim të paligjshëm.

Hoxha nëpërmjet avokatit të tij Ivi Kaso kërkoi për të dytën herë zëvëndësimin e arrestit me burg në një masë më të lehtë por kërkesa e tij u refuzua nga trupi gjykues.

Gjykata ka caktuar arrest me burg edhe për Dorjan Protoduarin, i cili është bërë i njohur pas protestave të banorëve të "Astirit". Trupa gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Flutura Skënderi dhe Artur Gaxha vendosën arrest me burg u caktua edhe për protestuesit Ilir Hamedani Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi e Agim Peposhin.

Ajo refuzoi të pranoj ankimin e prokurorisë për të rikthyer në qeli 10 protestues për të cilët më herët shkalla e parë kishte caktuar detyrim paraqitje.

Ndërsa Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Emilajno Mustafa janë lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë për Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduart Buzi, Florjan Zeneli, Jeton Saphiu, Ali Bruci, Kenin Kastrati, Flamur Rraja, Edison Tahiri dhe Elidian Buzi u caktua masa detyrim paraqitje.

Në përfundim të këtyre masave ish deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se gjykatat po japin padrejtësi.

"Njerëz të përfshirë edhe në vrasje janë lënë në masa arresti më të thjeshta se sa për këta protestues që nuk ka asnjë provë. Le të na tregojë një xham të thyer apo një polic të lënduar por nuk ka. Gjykata janë të Rilindjes. Sot na ka mbetur vetëm të vijë vetë Rama dhe të japë vendimet. Bandat e Shkodrës nuk guxon t'i shohë njeri në sy ndërsa protestuesit shoqërohen në burg. Ka vetëm një arsye pse protestuesit lihen në burg sepse terrorizojn ilegjimitetin e shtetit të Ramës. Nuk mund të rri pa thënë se këto gjyakata janë kthyer në politike dhe qesharake.

Edi Rama dhe shokët e tij po mundohen të vijojnë misionin komunist. Në cilin vend tjetër do kishte shoqërime pa asnjë provë. Ai po kthehet në një barbar dhe nuk nga mbetet gjë tjetër veccse ta largojmë atë për të shpëtuar Dorianin dhe Mariglenin të cilët kanë ccjerrë fasadën e këtij. Minjtë e haleve të rilindjes duhet të trajtohen si mintë e hales ndërsa protestuesit janë luanë",  shkruan Balliu.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kulmi: 04/04/2019 17:37

    Po i biri i KryeKomunistit e Servilit te Partise se Punes te"Zerit te Popullit Proletar,tani po me te njejtin servilizem pellet per gjoja Demokraci(pasi ka arritur te majmet nga PD,e te jete Kapitalist)

    Përgjigju
  • roni: 04/04/2019 15:16

    Kush te tha ty o kelysh se eshte pushtet o legjitim.

    Përgjigju
  • redi: 04/04/2019 14:55

    Klevis Fahri Balliu si kontrbues i pa epur dhe si roje i Astirit i takon posti i kryetarit te PD ,ne vend te Lulit .Eshte ky njeri intiligjent dhe trim qe ka dhe fantazi te zhhvilluar per terheqen zvarre te mazhorances ,po mban gjalle frynen revolucionare te PD qe nisi me 6000 protestues dhe perfundoi me 200 petrita . Paloqa dhe Noka e jan zili por ky eshte e ardhmja e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'