Apeli nxjerr nga qelia ish-kreun e prokurimeve në OSHEE, Erlis Bushati

Apeli nxjerr nga qelia ish-kreun e prokurimeve në OSHEE, Erlis Bushati

Foto ilustruese

Gjykata e posaçme e Apelit ka ndyshuar masën e sigurisë për drejtorin e prokurorimeve ne OSHE Erlis Bushati nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Bushati së bashku me Albana Ferrajn ish drejtoreshw tw kabinitetit të OShEE e cila ndodhet nw arrati akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se përfituan 132 mijë euro.

Ish drejtoresha e kabinitetit të OShEE, e cila në kohën e tenderit kishte qenë drejtoreshe teknike Albana Ferraj sëbashku me Elis Bushatin kishin përfituar 131.880 euro rryshfet nga një kompani italiane.

Këto akuza u mohuan nga mbrojtësit e tyre përgjatë seancës së vlersimit të masave të sigurisë, ndërsa SPAK deklaroi se ka prova të bollshme që faktojnë krimin e kryer.

Albana Ferraj prej disa ditësh ndodhet në itali, ndërsa SPAK po kryen hetimet edhe me partnerët italian për të hedhur dritë mbi kontaktet e saj në itali me firmën që dyshohet se pagoi faturën e korrupsionit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite