Apeli, Rama-Bashës: SHBA s'e
diskuton, zgjedhje në 18 qersho

Apeli, Rama-Bashës: SHBA s'e<br />diskuton, zgjedhje në 18 qersho
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas interpretimit nga Lulzim Basha të deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
 
Rama thotë se Basha e ka interpretuar si një mbështetje për fantazinë e tij, por në fakt e kundërta është e vërtetë, pasi sipas tij, askush në botën e logjikës elementare demokratike, as nuk e diskuton fare datën kushtetuese të zgjedhjeve.
 
"Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk u bëkan as sipas Shteteve të Bashkuara!
 
Në fakt e kundërta është e vërtetë. Shqipëria ka zgjedhje në 18 qershor. Dhe askush në botën e logjikës elementare demokratike, as nuk e diskuton fare datën kushtetuese të zgjedhjeve, lëre pastaj Shtetet e Bashkuara, Gjermania apo demokracitë perëndimore në tërësi.
 
Vajmedet ku u katandis partia që lindi nga ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa
" shkruan Rama.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës apeluan sot për pjesëmarrjen e të gjithë spektrit politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, referuar bojkotit të opozitës.
 
Por, Kryetari i PD u shpreh sot pas deklaratës nga SHBA se “Nënsekretari amerikan i Shtetit, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje".
 
Rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje”, që do thotë, harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën" tha Basha.
 
Por ky interpretim është cilësuar si absurd edhe nga ministri Bushati, që shprehet se thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve është për 18 Qershorin.
 
Rama: PD s'i duhet as dreqit. Basha: Dreqi të ka ty
Në statusin e tij kryeministri Edi Rama shprehet se opozita i frikësohet reformës në drejtësi dhe një opozitë që refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit nuk i duhet jo Shqipërisë dhe ndërkombëtarëve, po as dreqit vetë.
 
"Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë".
 
Pas deklaratës së kryeministrit, e menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeopozitarit Basha, i cili i referohet vetëm një pjese të statusit të Ramës.
 
"100% dakord me EDramen, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi te ka ty!" është përgjigja e Bashës për Ramën.

Deklarata e plotë e Edi Ramës
Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk u bëkan as sipas Shteteve të Bashkuara!
 
Në fakt e kundërta është e vërtetë. Shqipëria ka zgjedhje në 18 qershor. Dhe askush në botën e logjikës elementare demokratike, as nuk e diskuton fare datën kushtetuese të zgjedhjeve, lëre pastaj Shtetet e Bashkuara, Gjermania apo demokracitë perëndimore në tërësi. Vajmedet ku u katandis partia që lindi nga ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!
 
Një shtet ku Kushtetuta, mund të trajtohet si peng i partive dhe e drejta e popullit për të zgjedhur, mund të vihet në diskutim sipas interesave të elitave partiake, nuk ka lidhje me botën demokratike.
 
Ky lloj shteti mund të ekzistojë akoma në mendjen e atyre që nuk e lanë Shqipërinë të bëjë shtet serioz, për 25 vjet me radhë, po nuk ka lidhje me Shqipërinë e sotme ku prej 3 vjetësh e gjysëm luftojmë për të bërë shtet. Jo më! Kurrë më!
 
Mua nuk më habisin fare sot, as ata që e mbajtën për çerek shekulli këtë vend peng të mungesës së vizionit, atdhetarisë, aftësisë së tyre, me keqqeverisjen e me përbuzjen provinciale për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi; as ata që kanë marrë peng kanalet e katundit mediatik me verbërinë, paditurinë e babëzinë e tyre për paranë e zezë; as ata që turren të nxjerrin nga lumi, gurin e këtij budallallëku monumental apo që hutohen, nga thagma e "zgjedhjeve pa opozitën".
 
Të parët kanë frikë nga drejtësia. Të dytët i tremben tharjes së burimeve të padeklaruara të fitimit, për të bilbiluar e shkarrashkruar në emër të parimeve të demokracisë.
 
Të tretët vijnë rrotull për t'u bërë të rëndësishëm në rrugët e katundit tonë politik apo, thjesht i friken kujtesës së viteve të zymta të rrëmujave, në Shqipërinë pa shtet.
 
Dhe, megjithë vendosmërinë për t'i dhënë, deri në dekikën e fundit, një shans dialogut dhe kthimit të Partisë Demokratike, në botën e logjikës elementare demokratike, bindem përditë e më shumë për një gjë:
 
Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja e disa kryetarë pa parti të ngujuar në çadër për hatër të saj, jo vetëm nuk do ta lerë Shqipërinë pa opozitë në parlamentin e ri, po përkundrazi, ka shumë të ngjarë t'i japë jete një opozite të re, shumë më sfiduese se sa opozita pa kokë, pa program, pa skuadër e pa edukatë që pati parlamenti i sotëm.
 
Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë!

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën