Apeli redukton gjobën, Tahiri 2mln
lekë dy fëmijëve të Berishës
Ai akuzohet për shpifje ndaj Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës. Deputeti Tahiri duke reaguar pas vendimit tha se gjykata vazhdon të jetë e korruptuar. Deputeti Tahiri pas vendimit : Gjykata na dënon ne dhe jo përgjegjësit që shkaktuan Gërdecin dhe 21 janarin
TIRANE - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri për dëmshpërblim ndaj dy fëmijëve të kryeministrit Berisha, por ka reduktuar gjobën që deputeti duhej të paguajë.
Gjoba ndaj Argita dhe Shkëlzen Berisha nga 5 milionë lekë të reja vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, është reduktuar në 2 milionë lekë të reja përkatësisht nga 1 milionë për secilin prej fëmijëve të Kryeministrit.
Ndërkaq, Saimir Tahiri nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit duke deklaruar se do ta ankimojë në Gjykatën e Lartë. Duke dalë nga ambientet e gjykatës, në një prononcim për mediat e pranishme, Tahiri tha se gjykata vazhdon të jetë e korruptuar.
“Është për të ardhur keq që sistemi gjyqësor, një pjesë e tij, është kthyer në kamxhik ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin. Sot po ndodh që nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që bëjnë korrupsion, nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që vranë në Gërdec, nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që vranë në 21 janar, por dënohen ata që kanë guxim të denoncojnë korrupsionin e kryeministrit dhe familjes së tij”, deklaroi deputeti Tahiri.
Lidhur me denoncimet publike që deputeti socialist ka bërë për korrupsionin e fëmijëve të kryeministrit Berisha, ai deklaroi se “nuk do të tërhiqet, pavarësisht presioneve të familjes Berisha mbi gjyqtarët.”
“Unë do vazhdoj të kërkoj të drejtën pa asnjë hezitim në Gjykatën e Lartë dhe nuk kam asnjë motiv të tërhiqem së pari nga mundësia ime për drejtësi në këtë vend dhe së dyti nga deklaratat e mia se fëmijët e kryeministrit bashkë me kryeministrin janë të përfshirë në korrupsion”, u shpreh deputeti socialist Saimir Tahiri.
Redaksia Online(a.r/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20