TIRANE- Gjykata e Apelit le në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm për herë të dytë gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku. Vendimi është marrë mesditën e djeshme, ku Tabaku ka rikonfirmuar për herë të dytë pafajësinë e tij lidhur me akzuën e “Shpërdorimit të detyrës”, të ngritur nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës. Avokati i Neritan Tabakut, z.Aranit Roshi, që ka përfaqësuar mbrojtjen në të dyja shkallët e gjykimit, i tha gjykatës se klienti i tij nuk ka konsumuar asnjë vepër penale, pasi në rastin konkret megjithëse nuk ishte zbardhur në kohë vendimi gjyqësor, nuk ka penguar palën në proces prokurorinë, për të apeluar vendimin e pafajësisë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja.
Ndërkohë që prokurori i çështjes kërkoi në gjykatë dënimin me masën e 3 viteve burg të të pandehurit Tabaku, kërkesë kjo që është rrezuar nga trupi gjykues i gjykatës së Aeplit Tiranës. Neritan Tabaku akuzohej për moszbardhjen e vendimit të Ilir Xhakjes, duke e lënë të lirë. Më pas, Xhakja do të ekzekutonte kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiri. Pak ditë më parë Gjykatën e Lartë, rrëzoi një kërkesë të Tabakut, i cili kërkoi rikthimin në detyrë si gjyqtar, pasi KLD-ja e ka larguar atë nga detyra.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com