Aplikacioni E-Konsullata, Rama:
Lehtësi për shqiptarët jashtë vendit

Aplikacioni E-Konsullata, Rama:<br />Lehtësi për shqiptarët jashtë vendit
Kryeministri Rama deklaroi në prezantimin e aplikacionit konsullor E-Konsullata se është një lehtësim shumë i madh për shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, pasi shkurton shumë kohë dhe kursen para, pasi aplikimet mund të bëhen përmes telefonit.

"E-Konsullata është simotër e komisariatit dixhital dhe të mos kesh nevojë të mos shkosh në Konsullatë me kilometra të tëra për një informacion apo aplikim.

Të gjithë shërbimet do të jenë online përveç aplikimit për pasaportë. Sot me këtë hap i hapim mundësinë që aplikimi të bëhet me telefon.

Histori dhe humbje kohe, stresi i shkaktuar për shkak të nevojës për konsullatën shqiptare që ndonjëherë është me orë të tëra larg, ka pasur edhe një barrë të madhe financiare nga shqiptarët.

Kjo barrë financiare me këtë shërbim zerohet, pra shteti nuk iu fut dot më dorën në xhep shqiptarëve që marrin shërbim konsullor.

Transformin revolucionar, që do të sjellë lehtësim të madh, por edhe një impuls të ri në Ministrinë e Jashtme për filluar punën për E-Ambasadën"tha Rama ndër të tjera.

Rama gjithashtu deklaroi se do të krijohet databaze për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit. 

"Projekti i Popullimit, që do të thotë, në fakt, regjistrimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë Shqipërisë, për të krijuar, më në fund, si çdo shtet normal, database-n e njerëzve që përbëjnë shtetin tonë, të cilëve shteti ka detyrime të caktuara për t’u plotësuar, por që kanë edhe disa të drejta, që, për shkak se deri më sot janë të paregjistruar, e faktikisht nuk ekzistojnë, nuk i ushtrojnë dot, duke filluar që nga e drejta elementare, e votimit" tha Rama.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platformë interaktive komunikimi dhe informimi për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen.

Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit të aplikacionit E-Konsullata


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron