Aplikacioni WhatsApp, së shpejti
mund të dërgohen edhe dokumente

Aplikacioni WhatsApp, së shpejti<br />mund të dërgohen edhe dokumente
Aplikacioni WhatsApp së shpejti mund të ofrojë opsionin që të keni mundësi të dërgoni dhe merrni dokumente. Megjithatë kjo mbetet ende një thashethem i shpërndarë natën nga përkthyesit e aplikacionit.

Së shpejti WhatsApp Messenger do t’i japë mundësinë 900 milionë përdoruesve shërbimin e dërgimit dhe marrjes së dokumenteve, ashtu siç është ai i fotove apo videove.
Ende nuk dihet se cili format do të përdoret ai PDF apo Word. Në pritje të konfirmimit zyrtar mbetet vetëm që të presim për një përditësim të WhatsApp Messenger për Android e iOS.

Futja e këtij shërbimi do të lehtësojë përdoruesit që zgjedhin shërbimin e mesazheve për të punuar dhe që e shohin të arsyeshme shkëmbimin e dokumenteve direct nga celularët , pa dashur që të përdorin email-in ose të tjera opisione si Facebook Messenger.

Për momentin e vetmja mundësi që të jep Whatss App është dërgimi i një screenshot të dokumentit si pamje.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos