Aplikoi për certifikatën e shtëpisë para vitit 2008, e zgjidh për tre ditë me Bashkëqeverisjen

Aplikoi për certifikatën e shtëpisë para vitit 2008, e zgjidh për tre ditë me Bashkëqeverisjen

Fatmir Shehu kishte aplikuar para vitit 2008, për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, por pa sukses. Atij iu deshën 11 vite pritje dhe vuajtje e për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, kjo e fundit u realizua vetëm pas denoncimit të rastit te platforma e bashkëqeverisjes, “Shqipëriaqëduam.al”.

Qytetari, Fatmir Shehu, aplikimin e fundit pranë ish-ZVRPP Tiranë e kishte realizuar më datë 19.11.2018 për t’u pajisur me Certifikatë Pronësie për pronën ndodhur në Vaqarr, Tiranë. Shehu kishte bërë edhe ankesë administrative pranë ish-ZVRPP Tiranë dhe nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar.

“Nuk gjej fjalë më të mira për zotin Kryeministrin dhe për ju si administratë, që mbarova punë për punën certifikatës së shtëpisë. Kam që para vitit 2008, që kam bërë aplikimin dhe në fund fare në vitin 2014 arriti të më dalë vetëm çertifikata e shtëpisë dhe toka rreth jo. Ju drejtova portalit dhe për tre ditë mora certifikatën e plotë. Zoti ju bekoftë ju dhe administratën tuaj”, tha Shehu, duke dëshmuar rastin e tij të zgjidhur nga portal i bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëduam.al”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sandrino themeli: 18/09/2019 16:26

    Po une qe kam qe ne 2005 qe kam aplikuar ne Durres dhe ne 2015 kam riaplikuar dhe cnuk po behet me dosjen time edhe ne portal asgje sme ka kontaktuar askush.Me e cuditshmja eshte qe mbi doje eshte shkruar numri i telefonit jo i imi por i sekseres qe u fut per te me kerkuar para dhe nuk ja doli dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda