Apolloni, zbulohen
imazhe të rralla mitologjike

Apolloni, zbulohen <br />imazhe të rralla mitologjike
APOLLONI - Ekspedita e Përbashkët Arkeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar një reliev të punuar në kockë, një gjetje që sipas specialistëve të fushës së arkeologjisë, konsiderohet e rrallë.

Ky objekt në përmasa të vogla, por i ruajtur në gjendje tepër të mirë, do t'i shtohet vitrinave të muzeut arkeologjik të Apolonisë. Kjo gjetje dëshmon shkallën e lartë të zhvillimit dhe qytetërimit ilir, si dhe misteret dhe thesaret që mbart ende të fshehura nëntoka e Apolonisë, thonë arkeologët.

"E veçanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë", shprehet përgjegjësi i ekspeditës, profesor Jean-Luc Lamboleu.

Në imazhet e këtij basorelievi "Është një skemë mitologjike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apolloni me hark", sipas pohimit që ka bërë për mediat profesor Jean-Luc Lamboleu për mediat.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt