Apolonia akuzon për humbjen në
Korçë: Gjykimi me dy standarde

Apolonia akuzon për humbjen në<br />Korçë: Gjykimi me dy standarde
Drejtuesit e ekipit të Apolonisë së Fierit akuzojnë gjyqtarin Olsi Sokoli që ka ndikuar në përcaktimin e rezultatit, konkretisht humbjes përballë kampionëve të Skënderbeut në javën e 31 në Korçë. Reagimi i klubit të Apolonisë vjen 2 ditë pas ndeshjes së zhvilluar në Korçë, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0. Drejtuesit e Apolonisë ‘qajnë’ një penallti të pa akorduar nga gjyqtari në favorin e tyre, por edhe vendimet gjatë ndeshjes, që sipas tyre përcaktuan fatin e sfidës. Pasi bëjnë një kronologji të ndeshjes, drejtuesit e Apolonisë shprehen se jemi të gatshëm të vendosim edhe pamjet filmike në dispozicion.

Reagimi i plotë i Apolonisë
Ne keto 31 jave ,futbolli te luajtur ne Superligen Shqiptare,te ndodhur sistematikisht,perballe dy standartesive evidente dhe gabimeve “njerezore” te pa fund te gjyqtareve,kemi vendosur,qe  pertej ankimimit te perhershem ne instancat perkatese,ku u jane vene ne dispozicion edhe materjalet filmike te cdo takimi,te zhvillojme kete conference per shtyp,per te bere publike gjithe pakenaqesite tona ne lidhje me paragjykimin qe vuajme ne menyre sistematike si ne fushen tone ashtu edhe jashte saj,pasi edhe pse ankesat tona jane pranuar sit e drejta ,nuk kane sherbyer per asnje moment ne parandalimin e maskarades kunder Apolonise.Per sa me siper,po ju ilustrojme kronologjikisht,castet kyce nga ndeshja e dites se shtune,Skenderbeu-Apolonia,ku u hasem ne dy standartesine e radhes

-               Caktimi I gjyqtareve,ne ndeshjen e dyte me te rendesishme te javes,ku kemi gjyqtarin kryesor Olsi Sokoli,I cili ka qene protagonist negativ edhe ne takimin e fazes se dyte Teuta –Apolonia,me nje 11-metersh “fantazem”

Si edhe asistenet e tij te cilet,jane gjyqtare te rinje,te cilet nuk jane pjese konstante e kategorise Superiore,te cilet ne kete takim kane qene edhe me protagoniste se kryesori Sokoli
-15’23” – Karton I verdhe per Sodiq Atanda,nje vendim I drejte

-20’35” –dyluftim shpejtesie midis Ribaj dhe Arapi,ku ky I fundit ndalon me faull Ribaj,por nuk ndeshkohet edhe pse ishte nje aksion i rrezikshem.

31’34”- Shkembi shtyn me ted y duart futbollistin Uzuni,jashte cdo norme te luftes sportive,loja vazhdon

38’30”-Kros ne zonen e Skenderbeut,Jashanica prek me dore topin,dhe me pas sebashku me portierin Shehi,pengojne RIbaj ne zonen e rreptesise per te shtyre topin drejt portes,Jashanica me ted y kembet,SHehi me duar,loja vazhdon,kur duhet te kishim 11-metersh dhe ndeshkim me karton te kuq,ose minimalisht I verdhe

45’40” – Arapi zgjat berryliin drejt fytyres se Fili nuk ka faull,as karton,ku gjithcka duket qarte ne perseritje
64’35” Ribaj shmang Jsashanicen dhe I drejtohet portes,dhe pengohet prej mbrojtesit te Skenderbeut,akordohet faull,por nuk ka karton edhe pse qe nje mundesi konrete drejt portes,ku duhej te ishte kartoni I dyte per Jashanicen

77’34” Latifi gjuan me shkelm ne trup portierin Mico,nderkohe qe ky I fundit eshte I demtuar,gjithcka ndodh ne syte e SOKOLIT,dhe ka vetem karton te verdhe,edhe kjo vetem pas protesteve te lojtareve tane
83’30” Pozicion jashte loje ne dem te Filit,totalisht I gabuar,duke hequr nje mundesi te qarte goli

84’04” Gol I Skenderbeut,goditja standarte,nis pa u pozicionuar lojtari zevendesus Rajkovic,ne zone,I cili duhej te markonte SEFEN,dhe per me teper SEFA autori I igolit,ndodhet ne pozicion jashte loje
87’51” Pozicion jashteloje inekzistent ne dem te Rajkovic,I cili po  I drejtohej I  vetem portes perballe portierit

Gjithe keto episode jane pjese e shtuar e morise se episodeve ne 31 jave kampionat,ku lehtesisht mund te konstatojme vullnetin e gjykimit,per te gabuar kunder.Ashtu sikurse mund te vetkuptohet nga gjithe sa thame edhe fakti se jemi I vetmi ekip ne Superlige ,qe ende nuk ka mundur te gjuaje nje 11-metersh,dhe kemi pare te goditemi 12 here kunder.Ne mund te kuptojme gabimet njerezore,por nuk gjejme asnje gabim ne favorin tone,dhe natyrshem lind e drejta te mendojme se keto jane tendenca njerezore.

Pavaresisht ,bindjes kolektive se Apolonia qendron ne gare vetem prej matematikes,ne besojme se shancet jane reale per mbijetesen,dhe ne kuader te kesaj,pavaresisht sa ka ndodhur,kerkojmene keto jave te mbetura,zhvillimin e takimeve ne te njejtin orar dhe dite me rivalin tone direct,dhe gjykime nga arbitra te UEFA-s.

Materjalet filmike ,jane te gatshme dhe ne dispozicion te mediave ,shpresojme te na kushtoni pak kohe per tja percjelle opinionit public,ne menyre vizive.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin