Apolonia barazon Flamurtarin në
fund, pika që nuk i vlen askujt

Apolonia barazon Flamurtarin në<br />fund, pika që nuk i vlen askujt
Java e 12-të e Superligës ka përfunduar me një barazim mes Apollonisë dhe Flamurtarit, me vlonjatët që nuk arritën të ruanin avantazhin e krijuar në pjesën së parë.
Ndeshja e fierit që uli siparin e javës së 12-të dhurojë mjaft emocione dhe shumë polemika, pasi gjyqtari i takimit Andi Koçi ndëshkojë me karton të kuq Gelazhvilin e Flamurtarit, kur kuqezinjtë sapo kishin gjetur golin e epërsisë në minutën e 35' përmes Muzakës.

Pjesa  dytë u zhvillua e gjitha në gjysmëfushën e "miqve" të cilët iu nënshtruan presionit fierak pësuar dhe golin e barazimit në minutën e 67' përmes Erkoveviç. Pjesa e mbetur e lojës ishte një betejë e pafundme rastesh me Apoloninë që iu afrua golit tejmase dhe Flamurtarit, që jo vetëm u mbrojt mirë, por dhe kundërsulmojë në disa raste duke u shfaqur rrezikshëm në portën fierake.
Rezultati i barabartë 1-1 i jep nga një pikë të dyja skuadrave, çka nuk sjellë asnjë ndryshim në tabelën e klasifikimit.Më herët Kukësi fitojë me rezultatin 1-0 në fushën e saj ndaj Laçit.
-Superliga nisi të shtunën, Tirana merr kryesimin kërkon dhe tifozët:
Java e 12-nisi një ditë më parë, ku Tirana fitojë ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë golit të Afrim Takut në pjesën e dytë dhe "bashkëpunim" e Skënderbeut që mundi në Korçë me rezultatin 3-0 (dy gola Martens dhe 1 gol Stefa) Partizanin, bardheblutë kapërcyen Partizanin dhe u ngjitën në krye të klasifikimit, tashmë sëbashku me Kukësin.... Gjithësesi tekniku i Tiranës, Gugash Magani ka shprehur pakënaqësit e tij për mungesën e tifozerisë në shkallët e stadiumit, duke i kërkuar publikisht Federatës Shqiptare të Futbollit të vër gishtin në kokë e të gjejë zgjidhje për këtë situatë.
Tirana dhe Vllaznia luajnë ndeshjet në "shtëpi", pasi incidenteve të ndodhura në fazën e parë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ku Vllaznia priti Tiranën dhe në fund të takimit tifozët e të dyja skuadrave u përleshën. Prej këtij episodi, FSHF vendosi të pezullojë tifozët e Tiranës për 15 takime, ndërsa të shkodrës ëpr 10-të tilla. Grupi "Fanatics" u përjashtua për të gjithë sezonin larg stadiumeve....
Klasifikimi, Java 12-të:
Tirana 25 Pikë,Kukësi 25 Pikë, Skënderebu 24 Pikë, Partizani  24 Pikë, Laçi 16 Pikë, Flamurtari 15 pikë, Teuta 13 pikë, Vllaznia 8 pikë, Apolonia 8 pikë dhe Elbasani 6 pikë 
Skeda e javës 12-të, Kategoria Superiore
APOLONIA-FLAMURTARI  1-1
Goli: Erkoceviç 67;/ Muzaka 35'
Gjyqtarë: A.Koci, F.Lamaj, E.VeloKUKËSI-LAÇI  1-0Goli: Lushtaku 77?
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Cokaj, E.GanxhiTIRANA-VLLAZNIA  1-0Golat: Taku 64?
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.GrabovaSKËNDERBEU-PARTIZANI  3-0Golat: Martins 30?, 72?, Sefa 89?
Gjyqtarë: L.Alla, R.Avdo, D.KorreshiTEUTA-ELBASANI   0-2Golat: Cota 11?, Lamcja 82?
Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Barushi, E.Doda
Java e 13-të e Superligës
Partizani-Kukësi
Laçi-Teuta
Elbasani-Tirana
Skënderbeu-Apollonia
Vllaznia-Flamurtari
Lidhje:-Elbasani fiton në Durrës-Fiton Tirana dhe Skenderbeu, Partizani i le Kryesimin Bardhebluve. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë