Apolonia largon dy serbë, s'lejon
 përdhosjen e flamurit, dënohet!

Apolonia largon dy serbë, s'lejon<br /> përdhosjen e flamurit, dënohet!
Disa ditë pas skandalit në Fier në ndeshjen Apolonia-Tirana, ku portieri Cakovic largoi flamurin shqiptar në shenjë nervozizmi, Apolonia vendos largimin, jo vetëm të portierit, por edhe një tjetër lojtari serb.

Sipas njoftimit të klubit në faqen zyrtare të Facebook, Apolonia ka vendosur të largojë dy serbët pas skandalit të shpërthyer ne ndeshjen e kampionatit Apolonia- Tirana.

Të njëjtin fat me portierin gjaknxehtë, do të ketë edhe bashkëpatrioti i tij, mesfushori Xhorxhe Xhorxhevic.

Ndërsa po sot ka folur edhe Disiplina duke dënuar Apoloninë me një ndeshje pezullim për futjen e tifozit në fushë.
 
Vendimi i plotë i Disiplinës

1.KF “Apollonia”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per sigurine e zyrtareve te ndeshjes dhe hyrjen ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates si dhe detyrimin e demshpeblimit te shkaktuar ndaj zyrtarit te ndeshjes, bazuar ne nenet 64/1.c dhe 65/3.a te KDS.

2.KF “Kukesi”, per hyrjen ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 65/3.a te KDS.

3.Lojtari i KF “Kastrioti”, Pellumb Zela, per goditje ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
4.Lojtari e KF “Terbuni”, Matko Djarmarti dhe lojtari i KF “Ada” Bledar Murati, per goditje ndaj lojtarit kundeshtar, denohet secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

5.Zyrtari i KF “Luftetari”, Dritan Gjoka, per sjellje jo sportive, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
6.KF “Vora”, per deshtimin e pergjegjesive ne organizimin e ndeshjes, humbet ndeshjen ne tavolin me KF “Erzeni” me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 64 dhe 65 te KDS.

7.Lojtari i KF “Skrapari”, Klement Tusha, per sjellje jo spotive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
8.Lojtari i KF “Skrapari”, Mirel Lamce, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktivitet, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
9.Lojtari i KF “Skrapari”, Neldi Xhizdari, per goditje ndaj lojtarit kundeshtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

10.Lojtari i KF “Memaliaj”, Xhulio Lala, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

11.Lojtari i KF “Vllaznia” U-17, Alfons Radovani, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
12.Lojtari i KF “Laci” U-19, Francesku Thana, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

13.Tranjeri i ekipit te femrave “TheDoor”, Arben Permeza, per sjellje jo sportive, ofendime dhe hyrje ne fushen e lojes duke qene i pezulluar, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49.2 te KDS.
14.Ekipi i Edro Vlora futsal , per mosparaqitje ne ndeshje Ekipi e Tiranes futsal, humbet ndeshjen ne tavolin me rezutatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

15.Ekipi i Teuta futsal, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin e Flamurtari futsal, humbet ndeshjen ne tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
16.Lojtaret e KF “Spartaku”, Endrit Dahriu dhe Besmir Kuka, per ofendim ndaaj zyrtareve te ndeshjes denohet secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

17.KF “Kastrioti” U-19, per futje te lojtarit te pa federuar ne fushen e lojes me KF “Porto “ U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi , bazuar ne nenin 54 te KDS.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'