Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet destinacioni i preferuar për vendasit dhe turistet e huaj. Nga Spanja, Franca dhe Italia, turistët shprehen per Report tv se kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara.
"Duke parë në internet, vendosa të vizitoja Shqipërinë me familjen time. Filluam nga Tirana, shkuam në jug në plazh dhe sot jemi në Apoloni. Më pas do të shkojmë në veri. Zbuluam se ky është një nga vendet më interesante dhe duhet vizituar patjetër nëse të pëlqen historia. Ne i duam vendet me histori të lashtë dhe ju keni shumë histori mbresëlënëse", shprehet një turist spanjoll.
Arkeologu, Arjan Dimo thekson se parku është i vizitueshëm në çdo periudhë të vitit, por gjatë verës së këtij viti ka pasur rritje të numrit të turistëve edhe pse temperaturat janë tepër të larta. Ndikim pozitiv ka pasur përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që tashmë lidh 'by-pass'-in e Fierit me parkun arkeologjik.
“Kemi regjistruar rritje me 65 përqind nga janari deri në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse është mot i nxehtë, turistët vijnë në Apoloni. Gjatë verës ka zakonisht fluks të familjarëve që prenotojnë për pushime në bregdetin e jugut dhe vijnë gjithashtu për të vizituar Apoloninë”, tha arkeologu i parkut, Arjan Dimo.
Nga Janari e deri në korrik 2024, parkun Arkeologjik të Apolonisë e kanë vizituar 68 500 turistë.
R.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
19 Janar, 19:27
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
Organizonin baste sportive, 2 të arrestuar në Fier! Nis hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit (VIDEO)
19 Janar, 10:20
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53