Kompania Apple” ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm. Kjo ka ngjallur shumë debat për shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme këtë.
Ndaj kësaj kanë reaguar edhe këngëtaret me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat kanë nisur një peticion online. “Kosova është shumë më tepër se numra, ekziston dhe duhet të respektohet”, shkruan Dua në postimin që ka shpërndarë.
Edhe artistë të tjerë i janë bashkuar Duas e Ritës duke kërkuar vendosjen e Kosovës në hartë. Mes atyre që kanë reaguar janë edhe Gjiko, Capital T, Melinda Ademi dhe Morena Taraku. Reperi i njohur Gjiko ka publikuar fotografinë e hartës së Apple në profilin e tij zyrtar me mbishkrimin "Put Kosovo on the map".
“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka shkruar në mbishkrimin e fotos këngëtarja Melinda Ademi. Gjithashtu edhe reperi Capital T, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ka bërë të njëjtën thirrje si kolegët e tij: "Put Kosovo on the map". (Vendoseni Kosovën në hartë.)
I njëjti problem është edhe për Palestinën, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e “Apple”.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f14accb3f24ekosove.JPG)
Postimi i arstistëve
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.8%
-
Jo
17.8%
-
Ndoshta
11.4%
Vota total: 1502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli i BE-së merr vendimin, u heq vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
22 Korrik, 12:55
-
Kosova rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
21 Korrik, 16:23
-
Kosovë/ Hidhet granatë në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen 2 makina! Kurti: Sulm kriminal, Serbisë nuk i leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë
21 Korrik, 15:41
-
‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik
20 Korrik, 14:01
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim
18 Korrik, 08:53
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
17 Korrik, 15:54
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë
17 Korrik, 13:36
-
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
17 Korrik, 09:57
-
Tajlanda heq vizat për Kosovën! Kurti: Pasaporta jonë po vazhdon të fuqizohet
17 Korrik, 08:02
Sic do thosjte i madhi Iloir Metà (por qe ka qene shume I ngarkuar dhe ka harruar) Shqiptare kudo qe jeni bojkotoni prodhimet e Apple mos blini asgje nga kjo kompani "serbomadhe".
Përgjigju