Arabia Saudit, për herë të parë
gratë mund të shkojnë në stadium

Arabia Saudit, për herë të parë<br />gratë mund të shkojnë në stadium<br>
Arabia Saudite do t'u lejojë grave të marrin pjesë në stadiume pwr tw ndjekur aktivitete sportive në stadiume për herë të parë nga viti i ardhshëm, thonë zyrtarët.

Familjet do të jenë në gjendje të hyjnë në stadiume në tre qytete të mëdha - Rijad, Jeddah dhe Dammam.

Kjo është një lëvizje tjetër drejt dhënies së më shumë lirisë ndaj grave saudite, të cilat përballen me rregulla strikte të ndarjes gjinore.

Princi, Mohammed bin Salman po udhëheq një lëvizje të madhe për modernizimin e shoqërisë saudite dhe për të rritur ekonominë.

Autoriteti sportiv i Arabisë Saudite tha se përgatitjet do të fillojnë në tre stadiumet në mënyrë që ata të jenë "të gatshëm për të strehuar familjet nga fillimi i vitit 2018".

Restorante, kafene dhe ekrane monitorimi do të vendosen brenda stadiumeve si pjesë e ndryshimeve, shtoi ajo. Deri më tani, vendet kanë qenë zona për burra.

Muajin e kaluar, me një dekret mbretëror shpjegoi se gratë do të lejoheshin të vozisnin për herë të parë nga qershori i ardhshëm.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim