Me mbështetjen e të paktën 9 vendeve Arabe, Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore në Jemenin fqinj të enjten e sotme, ku për muaj rebelët e Houthi kanë intensifikuar fushatën e tyre të dhunshme kundër qeverisë. Lajmi bëhet me dije nga ambasadori i Saudisë në SHBA, Adel al-Jubeir, i cili tha se ky aksion nisi për të “mbrojtur legjitimitetin qeveritar” të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.
Sauditët janë zotuar për të përdorur 100 avionë luftarakë dhe të kontribuojnë me 150,000 ushtarë në koalicionin e ri, bën me dije Televizioni Saudit “Al Arabya”.
Rebelët, me tone edhe më sfiduese, thanë se do t’i përgjigjen forcës me forcë.
Jemeni për një kohë të gjatë ka qenë një bastion i një prej degëve më të rrezikshme të Al Qaeda’s dhe tani është zhytur në kaos qyshse rebelët pushtuan kryeqytetin.
Mbështetësit e presidentit Hadi thonë se kanë rimarrë aeroportin Aden të enjten pas luftimeve të ashpra me forcat aleate të luftëtarëve Houthi. Rebelët e mbështetur nga Irani kanë përparuar shumë gjatë muajve të fundit dhe kanë detyruar presidentin Hadi të largohet nga kryeqyteti Sana.
Për Arabinë Saudite, një gjendje e tillë e vendit përbën rreziqe të mëdha pasi ndan të njëjtin kufi të gjatë me Jemenin.
Rebelët Houthi janë muslimanë Shiite dhe Arabia Saudite i frikësohet një të ardhme me një tjetër vend të dominuar nga Shiitët në rajon. Një ish-rebel Houthi, paralajmëroi se operacioni i Saudisë mund të shpërthejë një “luftë të gjerë” në rajon.
Ndërsa Adel al-Jubeir, ambasadori Saudit në Shtetet e Bashkuara thotë se Amerika nuk është e përfshirë në sulmet ajrore. Por Francona, oficer i inteligjencës së forcave ajrore amerikane në pension, deklaron se SHBA më së shumti siguroi inteligjencën. “Sauditët nuk kanë inteligjencën e mbikëqyrjes dhe aftësi zbuluese”- tha ai.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com