Arabia Saudite paralajmëron rritje drastike të çmimit të naftës nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban qëndrim të fortë ndaj Iranit

Arabia Saudite paralajmëron rritje drastike të çmimit të naftës nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban qëndrim të fortë ndaj Iranit

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman paralajmëroi se çmimet botërore të naftës mund të rriten në "nivele të paimagjinueshme" nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban një qëndrim "të fortë dhe të vendosur" ndaj Iranit. Përndryshe, tha ai, tensionet do të shkallëzohen. Princi i kurorës i bëri komentet në programin televiziv amerikan '60 Minuta'.

Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fushat kryesore naftëmbajtëse pas sulmeve me dronë që reduktuan në 50% prodhimin e naftës në vend.

Autoritetet në Riad thonë se do të përdorin rezervat kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit botëror me naftë.

Bursat europiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmeve mbi depozitat e naftes në Arabinë Saudite. “Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque.

Intervista e Muhamed bin Salman vjen 15 ditë pas goditjeve ndaj objekteve të naftës saudite, që paralizuan rreth 50 përqind të prodhimit të papërpunuar të vendit dhe 5 përqind të furnizimit global me naftë.

Udhëheqësi de-fakto i Arabisë Saudite i quajti goditjet një akt lufte po ashtu si edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Të dy ata akuzuan Iranin, rivalin kryesor të Arabisë Saudite në rajon, se qëndronte pas sulmeve të 14 shtatorit.

Franca, Gjermania dhe Britania kanë fajësuar gjithashtu Teheranin për sulmet. Irani mohon se ka gisht në këtë ngjarje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen