Moderatorja Arbana Osmani, e cila disa muaj më parë ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, Jonin, ka realizuar edhe një udhëtim të fundit, përpara se të nisë angazhimet e sezonit të ri televiziv.

32-vjeçarja ka zgjedhur të shkojë në vendin e shenjtë të Vatikanit dhe bashkë me vogëlushin ka vizituarën Basilikën e Shën Pjetrit.

Osmani e konsideroi 'bekim' mundësinë që iu dha për të vizituar shtëpinë e Kishës Katolike bashkë me djalin e saj, ndërsa postoi një foto në Instagramin ku shfaqej e qeshur dhe në formë shumë të mirë fizike e me siguri edhe shpirtërore.
arbana osmani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)