Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, i dënuar në shkallën e parë me 4 vjet e 4 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Për dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzajn dhe Armel Nikdukajn, Apeli la në fuqi dënimet me nga 6 vjet e 8 muaj burg.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Lutfije Celami, Qemal Zaimi dhe Taulant Banushi.
Për dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzajn dhe Armel Nikdukajn, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës, që i dënoi me nga 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Të tre u arrestuan në prill të vitit 2024 nga Policia e Lezhës, pas zbulimit të një stani të përshtatur për kultivimin e kanabisit në zonën e Kashnjetit. Në atë ambient u sekuestruan 2 973 bimë narkotike, përfshirë fidanë të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera të përdorura për kultivim dhe tre telefona celularë.
Ndërkohë, Ndreca ndodhet në qeli duke vuajtur një dënim tjetër, me 7 vite e 4 muaj burg, për dosjen Revanshi. GJKKO e shpalli fajtor si të përfshirë në aktivitet të strukturuar kriminal, për përgatitje atentatesh dhe trafikim të rreth 243 kilogramëve kanabis në zonën e Lezhës.










Komente
Komento