Moderatorja shqiptare Arbana Osmani po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të dytë. Arbana gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos e ekspozojë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale dhe deri tani nuk ka zbuluar as gjininë e bebit që po pret.

Një foto e postuar nga Xhemi Shehu na ka treguar sesi duket moderatorja me barkun e rrumbullakosur. Dy mikeshat e ngushta mbrëmjen e djeshme e kaluan bashkë dhe Xhemi nuk ngurroi të postojë një foto ku Arbana shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë.

“Po ti më the hajde pimë një gotë”, shkruan Xhemi krah fotos ku shihet Arbana, e veshur me një fustan të zi të ngushtë që i tregon barkun e rrumbullakosur.

Arbana Osmani