Arben Ahmetaj vizitoi fabriken e re
te prodhimit te konfeksioneve

Arben Ahmetaj vizitoi fabriken e re<br />te prodhimit te konfeksioneve<br>
Ministri Arben Ahmetaj ditën e sotme ka marrë pjesë në inagurimin e një fabrike të prodhimit të konfeksioneve në Vlorë. Pronari i fabrikës tha se përmes një investimi rreth 2 milionë euro për ndërtimin e ambienteve të reja dhe blerjen e linjës se plotë të makinerive, ndërmarrja që dikur operonte në regjimin e perpunimit aktiv (fason), tashmë ka krijuar biznesin e ri me cikel të mbyllur prodhimi, duke materializuar produktin final dhe njëkohesisht duke ofruar një mundësi re punesimi për rreth 400 punonjës në zonën e Vorës.

Kalimi në cikel të mbyllur prodhimi ishte synimi kryesor i paketës për mbështetjen e sektorit që u hartua nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2014 dhe promovimi i kësaj fabrike të re, është një tjetër shembull suksesi në këtë drejtim.

Përjashtimi nga TVSH i makinerive dhe pajisjeve dhe rimbursimi i TVSH, ishin dy nxitjet kryesore dhe mbështetje për të ndërmarrë këtë investim.

Ndersa Ministri Ahmetaj tha se "gjithë logjika e paketës së fasonëve ishte mbështetja e këtij segmenti të industrisë së tekstileve, për të kaluar në cikël të plotë, që e gjithë vlera e shtuar krijohet dhe mbetet këtu dhe produkti i gjithë eksportohet, duke sjellë të mira materiale, monetare për kompaninë, por sigurisht edhe për vendin".

"- Sot unë shoh të punësuar rishtazi nga zona, ku përvec se janë trajnuar, sot kanë mundësi të ndihmojnë edhe ata që do të vijnë gjatë vitit 2018, gati 400 punëtorë, dhe më besoni që këtu ka familje që përfitojnë muaj pas muaji, vit pas viti nga zhvillimi i kësaj sipërmarrjeje.

Jam gjithashtu shumë i kënaqur se kompania ka përfituar nga politikat, qoftë fiskale, qoftë te punësimit që ne kemi avancuar.

Mësova nga pronarët me kënaqësi se kanë përfituar nga politika jonë e përjashtimit nga TVSH të makinerine dhe pajisjeve. Një nga pronarët më thotë që, para dhjetë ditësh ka marre gjithashtu rimbursimin e TVSH-së, pa i telefonuar, pa i kërkuar, pa i thënë askujt. Ky është një subjekt që ka përfituar nga politika jonë e punësimit, nga mbështetja e programeve të punësimit.

Për këtë jam shumë i lumtur dhe dua të them që, atë farë që kemi mbjelle disa vite më parë, shohim të mbijë në favor të sipërmarrjes, në favor të të gjithë atyre që punësohen, në favor të ekonomisë shqiptare" - perfundoi Ministri Ahmetaj.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS