Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Credins bank çeli në ambientet e saj ekspozitën më të re artistike nën titullin “Arben Bajo, një yll që nuk shuhet”. Në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat janë ndërmarrë nga banka në këtë vit special. Klientet e bankes do të ketë mundësinë të njihen me 20 vepra arti, të cilat janë të skalitura me shumë mjeshtëri në materialin bronz. Artisti i madh i dimensioneve klasike, frymëzimin e gjente shpesh tek mitologjia si dhe antikiteti grek. Punimet e gdhendura janë një reflektim i shpirtit njerëzor.

Kafshët apo nudoja, janë gjithashtu një tjetër formë e artit figurativ të shprehura më shumë pasion në shumë vepra të tij. Me një aftësi të thellë përceptimi në çdo detaj, artin e bukur të skulpturës e solli edhe në versionin modern, duke na dhuruar vepra unike. Bajo me artin pamor tridimensional, spikati për talentin e jashtëzakonshëm duke lënë pas vepra madhështore monumentale të realizuara si: shtatorja e At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje etj. Punimet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme si dhe janë ekspozuar edhe në disa ekspozita ndërkombëtare.

Adhurimin për të bukurën, skulptori i madh e ka të trashëguar organikisht nga vendi i origjinës, qyteti i bukur i traditës kulturore, Gjirokastër. Studimet i kreu në liceun artistik në qytetin e Fierit dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1988-1992). Që në fillimet e tij do të evidentohej për aftësinë e të punuarit me një stil të veçantë, duke u identifikuar ndër vite si mjeshtër i madh në disiplinën e artit figurativ. Bajo gjithashtu do të mbetet edhe profesori i dashur i studentëve, i cili fal pasionit të madh frymëzoi brezat e rinj t’a donin artin e bukur të gdhendjes. Veprat e shumta të lëna pas, janë tashmë një pasuri kombëtare trashëgimore, të cilat e sjellin artistin Bajo më të gjallë se kurrë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë muajit tetor dhe nentor dhe të gjithë artdashësit që janë të apasionuar pas punimeve autentike dhe kryeveprave, mund ti blejnë tashmë. Kjo ekspozitë u mundësua nga Credins bank dhe erdhi në ditëlindjen e 56- të skulptorit të madh, në shenjë respekti për punën e vyer të bërë ndër vite. Credins bank, e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi. Si e tillë, Credins bank i ka bërë jehone çdo aktiviteti kulturor, duke promovuar gjithmonë artistët në forma të ndryshme. Transmetimin e vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore.

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin