TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko ka zbardhur një tjetër skenar të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami për të shitur në ikje edhe një ‘pronën’ tjetër. Duke shpërblyer edhe njerëzit që i qëndruan korrekt tekave të tij, Imami është gati për të firmosur një tender që prapa fshihet bashkëshortja e ish kreut të Shërbimeve Inteligjente, Ylli Zylës. Gjatë intervistës ai tha se: “Bashkëshortja e këtij ish spiuni, e njohur tashmë si ortake në nja dy firma serbe të tregetimit të armeve dhe municioneve tona, po përgatitet që të marrë tenderin e skrapit të ngelur të MB duke përdorur një firmë të "panjohur" të një personi të "panjohur" nga Elbasani”.
Si rjedhë e kësaj ai ka komentuar në intervistën për gazetën “Shqiptarja.com” rastin e privatizimit të SHQUP. Me një gjuhë të ashpër, Çuko ka shigjetuar Presidentin e Republikës, njëherësh edhe komandatin i Forcave të Armatosura duke e ironizuar se ‘ka shitur shtëpinë e tij’,(duke ditur se Bujar Nishani është në profesion ushtarak). Çuko ka krahësuar Berishën, Imamin dhe Nishanin me Hiterin, që në ikje mori gjithçka.
“Të njëjtën gjë bëri dhe Hitleri kur po tërhiqej nga vendet e pushtuara-rrëmbeu dhe grabiti çdo gjë me vlerë që mundi dhe dogji dhe shkatërroi çdo gjë që la pas. Mjerë prokurorët e republikës që do t’u bjerë të merren me dosjen Imami dhe kompani e ‘tij’, do të shohin grabitje ndër më të spikaturat, para së cilave grabitjet e bankave do të duken lodra fëmijësh”, tha Çuko.
Ka marrë një vemendje të madhe mediatike privatizimi i SHQUP-IT, si e shikoni?
Edhe pushtuesit më të egër nuk janë sjellë me pasurinë e shqiptarëve siç është sjellë qeveria e PD-së, kjo qeveri e përzënë është e denjë të krahësohet vetëm me Hordhinë e Xhingiz Khanit. Në ka fushë që dëmi i hordhisë është dyfish, kjo është Siguria Kombëtare dhe këtu veçoj Minstrinë e Mbrojtjes. Hordhia, në krye të së cilës dallohen si me shkatërruesit dhe me të panginjurit, një ministër-aktor medioker me histori djegiesh dhe grabitjesh të reparteve ushtarake që nga viti 97-të, një president liliput, fatkeqësisht me edukim ushtarak dhe totalisht i paaftë, dhe në ballë spikat kryehordhëtori Salingiz Khani, me kordhën e tij të farkëtuar ne oxhaqet serbe, arriti ti presë Shqipërisë copa të majme deti dhe pronash publike në të mirë të familjes dhe krushkut Fazllic.
Kush duhet të jetë veprimi i parë i qeverisë Rama për këtë çështje?
Pamvarësisht qasjes që do të ndjekë Qeveria Rama për këtë çështje, unë mendoj që mesazhi i fortë i 1 milion votave nuk lë vend për dyshime dhe dyzime: Ndal dorës grabitëse dhe shkatërrimtare të Hordhisë. Unë besoj që vendimi i parë i qeverisë Rama duhet të jetë anullimi i të gjitha vendimeve të marra nga kryeministri i përzënë pas datës 24 qeshor. Rama është i detyruar ta ndërmarrë këtë hap nga vota e egër popullore kundër hordhisë.
A duhet të ndodhte kjo kur ne jemi vend anëtar i NATO-s?
NATO kërkon nga ne, midis të tjerave, që të rrisim kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura me sa më pak asete financiare dhe materiale. Në fakt çfarë bëri komandanti jonë i përgjithshëm dhe presidenti i vendit për interesa të ngushta personale të familjes së tij biologjike dhe politike, duke firmosur në mënyrë të paligjshme dhe tinzare heqjen e SHQUP-it nga FA-ja, dobësoi realisht aftësitë e FA-së për të përmbushur misionin e tyre. Kur sjell ndër mend që zoti Mehmeti-Nishani është me profesion ushtarak çështja bëhet dhe më tronditëse, imagjinoni një President me profesion inxhinier që hidrocentralin që e kishte ndërtuar vetë ta kthente në mejhane.
Zoti Nishani tashmë e ka humbur moralin e nevojshem dhe të drejtën publike për të qenë Komandant i Përgjithshëm i FA-së të Shqipërisë. Pa mendojeni, a mund ti besojë Ushtria dhe publiku këtij fare komandanti që grabit shtëpinë e vet? Sa për ministrin në arrati të Mbrojtjes mund të them që ajo ministri nuk ka pare ministër me dallkauk, grabitës të pangopur dhe shkatërrues të Ushtrisë Shqiptare që nga koha e Esat Toptanit e këtej.
Çdo bëhet me pronat e privatizuara të ushtrisë, po dalin edhe raste të tjera ku po "zhavatet” ushtria?
Po përgatitet këto ditë nga Imami grabitja e radhës dhe e fundit e pasurisë së ushtrisë. Kam informacione që ky njëri po bëhet gati që të shpërblejë ish drejtorin e SHIU-t për përgjimet e paligjshme që i bëri opozitës dhe kryetarit të saj në vitet 2010-12. Bashkëshortja e këtij ish spiuni, e njohur tashmë si ortake në nja dy firma serbe të tregetimit të armeve dhe municioneve tona, po përgatitet që të marrë tenderin e skrapit të ngelur të MB duke përdorur një firmë të "panjohur" të një personi të "panjohur" nga Elbasani. Nuk i mjaftoi këtij ministri tenderi i parë i skrapit të MB që e shiti me vlerë tre herë më pak se vlera e tregut.
Të njëjtën gjë bëri dhe Hitleri kur po tërhiqej nga vendet e pushtuara-rrëmbeu dhe grabiti çdo gjë me vlerë që mundi dhe dogji dhe shkatërroi çdo gjë që la pas. Mjerë prokurorët e republikës që do t’u bjerë të merren me dosjen Imami dhe kompani e ‘tij’, do të shohin grabitje ndër më të spikaturat, para së cilave grabitjet e bankave do të duken lodra fëmijësh. Me hordhinë tashmë nuk habitem, sa herë kanë qenë në pushtet këtë gjë kanë bërë. Habia dhe keqardhja ime i drejtohet lidershipit ushtarak, kur një ministër dhe president politik po u grabiste shtepinë ata heshtën, u përkulen dhe u dorëzuan. Si do munden ata të komandojnë tashme FA, me çfarë morali dhe dinjiteti.
Gardistet dhe ushtarakët ende nuk kanë marrë dietat apo shpërblimet. Çfarë është shkelur?
Këtu ka çështje shumë më të mëdha se dietat, këtu shtrohet çështja e kohezionit të FA, të keqpaguara, të keqperdorura politikisht, të pastrehuar, të papajisur me armatim dhe teknike, të pastervitura, me moral dhe disiplinë të dobët dhe me kapacitete të mjerueshme operacionale.
Çfarë reformash do të bëjë qeveria e re në këtë ministri?
Reforma të thella dhe integruese në katër drejtime kryesore: -Kushtetuese dhe ligjore-Ligje dhe rregullore të reja sipas stadit actual dhe ti përgjigjen perspektivës; -Strukturore dhe organizative- Ne na duhet një strukturë e thjeshtë, e zhdërvjellët dhe kosto-eficente sipas parimit të Smart Defence të Nato-s; -Menaxheriale-Menaxhimi i personelit sidomos atij komandues, për ti gjetur njësisë komandantin dhe jo komandantit ti gjesh njësinë; -Teknike dhe teknologjike-Ushtria jonë ka nevojë urgjente ripajisjen me teknike dhe armatim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com