TIRANE- Është një qendër, një shtëpi e madhe në njësinë 6 të Tiranës, në kombinat. Një shtëpi, ku banojnë prej kohësh njerëz të pastrehë, pa përkrahje dhe të quajtur ndryshe njerëzit e rrugës. Qendra drejtohet nga një njeri me zemër të madhe, në moshë të re, me ide dhe mirësi në shpirt. Ai quhet Arben Frroku. Prej disa vitesh, i përfshirë në shoqatën Papa Benedikti i XXIII, ai i është bashkuar një grupi njerëzish idealistë, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve pa familje, të papunëve, të pastrehëve, njerëzve të abandonuar nga fati dhe koha, më së shumti thjesht për arsye sociale.
Arbeni thotë se Qendra që ai drejton, ka më shumë se 7 vjet, që është hapur. Se ajo ofron për banorët e saj strehim, ushqim, veshmbathje dhe kushte të argëtimit në kohën e lirë, falas. Se aty vijnë çdo natë mbi 30 njerëz endacakë, ose të rrugës. Që ai i takon më së shumti në qendër të Tiranës, pranë parkut Rinia. Gjithë ditën njerëzit endacakë përpiqen dhe rrehen të bëjnë ndonjë punë, për të siguruar dy lekë, aq sa për të blerë ndonjë paketë cigare.
Disa prej tyre mbledhin kanaçe; dikush është vetëpunësuar në ndonjë parkim privat makinash; një tjetër roje dyqani. Kur e kanë të pamundur të vijnë në Qendrën, apo në shtëpinë e madhe në Kombinat, ata i ze nata poshtë urave, ndanë shkallëve të stadiumit Dinamo dhe Qemal Stafa; në trotuarte ndër ballkonet e pallateve të mëdha tek stacioni i trenit, tek spitalet, tek sheshi 21 dhjetori, tek Zogu i Zi, etj. Por, ata nuk harrohjnë, se në orën 6 të mbrëmjes Beni është aty. Gati t’i mbledhë në furgonin e tij për t’i çuar për të darkuar, për të bërë banja me ujë të ngrohtë dhe dhe për t’i dhënë strehim, në atë shtëpi të madhe, mobiluar dhe rregulluar në mënyrë modeste, popr mjaft të mirë. Por, le t’i largohemi mbrëmjeve dhe të vijmë në një prej mëngjeseve, të një dite të zakonshme jave.
Kujdesi për Antonin
Oborri i qendrës nuk bie kurrë në qetësi. Janë aty mbi 10 burra, në pritje të Arbenit. Aty, në hyrjen qendrore, një mesoburrë me fytyrë të trishtuar dhe të zbehtë, është ulur në një karrige plastike të bardhë dhe po dialogon me një djalë më ri në moshë. Ky është Anton Gjura. Një banor, që ka disa muaj që jeton në shtëpinë e madhe. Dy net më parë, ai ka kaluar një gjendje shumë të rëndë shëndetsore.
Vuan nga stomaku prej kohësh dhe, aty afër mesnatës, kur e mbërthyen dhimbjet, Arbeni dhe një tjetër antar i stafit të qendrës, i riu Daroi Bello - student në fakultetin e Mjeksisë në Universitetin Italian “Nëna Terezë”, pasi i kanë ofruar ndihmën e parë, e kanë dërguar në urgjencën e spitalit. Ndenjën aty deri vonë pas mesnatës, bashkë me Antonin, deri sa ai u qetësua pas një mjekimi dhe e sollën sërish në dhomën e tij. Mjekët kanë këshilluar që Antoni t’i nënshtrohet një kure të gjatë dhe të fortë me ilaçe. Dhe, është Dario ai që po kujdeset për Antonin, së bashku me Arbenin. “Si ndjehesh tani?” - e pyes.
“Më mirë, zotëri. Por, po të mos ishin Beni dhe Dario, nuk di çfarë do të ndodhte me mua atë natë. Unë jam sëmurë prej kohësh, por këtu më janë gjendur si vëllezër më të vegjël Beni dhe mjaft banorë të tjerë, në këtë familje të madhe, që as në jetën reale të para disa vjetëve, nuk e kam pasur kurrë…”
Ndërkaq, në oborrin e qendrës kanë ardhur Beni dhe Dario. Dhe, pasi përshëndeten me të gjithë ata, që janë në oborr, afrohen tek Antoni. Përqafohen me të, sikur të kenë ditë pa u parë dhe pastaj Beni shkon afër një banori tjetër…
Me Gencin
Genci është rreth të 25-ave. Ka ardhur në qendër nga qyteti i Fierit dhe ka kaluar edhe ai një dramë në jetën e tij. Kur ishte vetëm 2 muajsh, u braktis nga e jëma dhe më pas u birësua nga një çift. Me kalimin e viteve familja e Gencit ra në një krizë të madhe ekonomike dhe Genci, për shkak të një sëmundjeje, nuk mund të punonte dot. Atëhere, erdhi edhe fatkeqsia. Prindërit, e larguan nga shtëpia, sepse nuk kishin me se ta ushqenin. Dhe kështu, Genci mbeti pa strehë, pa punë, pa ushqim. Dikush e solli në Tiranë dhe atëhere, një mik tjetër e adresoi tek qendra sociale, këtu në Kombinat.
Arbeni e pranoi menjëherë. I dha strehë, nisi mjekimet dhe, me kërkesë të Gencit, u interesua të gjejë nënën biologjike të Gencit dhe më pas, të realizojë një takim mes Gencit dhe nënës së tij. Dhe një ditë, ata u takuan… Ditë e dhimbshme, e prekshme… Por, nëna e Gencit tani është në jetën dhe punën e saj dhe i biri këtu, në familjen e madhe, me vëlla Arbenin… Ai vetëm buzëqesh, buzëqesh. Është tepër i ndjeshëm dhe shumë miqësor; shumë i dashur dhe i zgjuar. Nuk i ndahet Benit asnjë çast dhe ndihmon në punë të ndryshme, në pastrimin dhe regullimin e mjediseve të shtëpisë së madhe.

Leonardo Milletti
Është një i ri vullnetar nga Italia, edhe ai rreth të 25-ve. I është bashkuar grupit gjithashtu të vullnetarëve të qendrës së madhe sociale dhe ndihmon në integrimin e banorëve, që jëtojnë këtu, në jetën normale. Ai thotë, se i është përkushtuar me gjithë shpirt humanizmit dhe sakrifikon prej disa vjetësh, për të rikthyer në gjendje të mirë shpirtërore dhe në riaftësim të plotë, të gjithë ata burra, që kanë nevojë për ndihmën e tij. Leo, siç e thërasin miqtë shqiptarë, nuk mund të qëndrojë asnjë ditë larg familjes së madhe të shqiptarëve të mirë. Ai, mer pjesë në menaxhimin e punëve të ditës dhe në hartimin e programeve të ndryshme në ndihmë të banorëve të qendrës, sëbashku me Arbenin, mikun e tij të ngushtë. Ai thotë se do të qëndrojë gjatë në këtë familje të madhe dhe se, nuk ka ndërmend të kthehet shpejt në Itali, pa përfunduar projekti i ideuar nga miqtë në qendrën Papa Benedikti XXIII në atdheun e tij.
Në mbrëmje
Kur vjen ora 6, Arbeni le ata pak banorë që janë në shtëpinë e madhe dhe, pasi merr furgonin, niset drejt qendrës së Tiranës. Atje, presin të pastrehët, barktharët nga uria, njerëzit në nevojë. Jam edhe unë me Benin, për të ndjekur këtë “aksion”, si gazetar i A1 Report dhe për gazetën “Shqiptarja.com”. Bulevardi “Dëshmorët e kombit” ndriçon nga dritat dhe, kur furgoni i afrohet cepit të parkut Rinia, pikërisht aty ku është edhe vendtakimi me miqtë e përnatshëm, një grumbull burrash i afrohen furgonit.
Arbeni del dhe përshëndetet me ta. Janë shumë sonte dhe nuk i merr të gjithë furgoni. Atëhere ai u ndan atyre, që ngelën jasht, disa lekë të holla për autobus dhe, pasi ka ndjekur me sy të gjithë ata që hipën në makinë, bën shenjë, ndez furgonin dhe niset drejt Kombinatit. Pas disa minutash ata janë aty. Kuzhinjeri Gjovalin Bardhi, një banor i ardhur nga Shkodra, ka gatuar për darkë jo vetëm makarona, por edhe qofte, patatate të skuqura dhe supë. Vijnë të gjithë në mensë dhe pas pak, Arbeni bën lutjen e mbrëmjes dhe çdo banor mer ushqimin e ngrohtë, duke uruar me gjithë zemër Benin dhe shoqatën. Dhe Arbeni, që thotë: “Me Zotin e madh, nuk ka gjë të mos arrihet!...”
Kjo është një mbrëmje e pazakontë. Një mbrëmje, që mban emrin e Benit dhe ka fytyrën e njerëzve në nevojë… Punë të mbarë dhe gjithë të mirat, i dashur Beni!

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com