Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Krah një fotoje të kryqit, ai shkruan:
“Mirëmëngjes dhe në këtë mëngjes të bekuar ju uroj, gëzuar Pashkën ortodokse!”, thotë postimi.
Një urim ka ardhur gjithashtu edhe nga presidenti Bajram Begaj që zgjodhi të ndante disa pamje nga ceremonia në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.
“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”, shkruan Begaj krah postimit në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.
Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.
“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”, shkruan Begaj krah postimit në rrjete sociale.
Komente











