Ekstradimi i biznesmenit Arben Frroku i dënuar me burg përjetë nga drejtësia shqiptare për vrasjen e policit Dritan Lamaj është bërë pjesë dhe e shtypit Holandez. E përditshmja Telegraf në Holandë shkruan se “Bosi i Mafies” refuzon ekstradimin drejt vendit të tij.
 
Sipas gazetës ai ka zgjedhur Holandën për t’iu fshehur drejtësisë, një mënyrë kjo që përdoret dhe nga kriminelët italianë dhe britanikë të cilët jetojnë ilegalisht në Holandë.

Frroku u arrestua më 9 Maj në Holandë teka fshihej atje me identitet të rremë të një shtetasi shqiptar nga Korça me dokumente greke.

Autoritetet shqiptare kanë dërguar në Holandë kërkesën për ekstradimin e Frrokut ku pritet që më 29 Korrik gjykata e Amsterdamit të zhvillojë seancën e parë nëse do të lejohet apo jo ekstradimi drejt Shqipërisë.

arben frroku

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com