Në një kohë që nxënësit e 9 vjeçareve dhe gjimnazeve javën tjetër rikthehen për mësim në klasa, duket se këtë fat nuk do të kenë studentët.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata tregon se nuk ka akoma një vendim, por gjasat janë që ky vit akademik të mbyllet online.
“Sa i përket studentëve ne po presim vendimet që do të marri Komitetit Teknik i Ekspertëve, unë kam përshtypjen që dhe ky vit, sepse dhe një muaj e pak kanë mbetur, besoj se do të mbyllet online”, u shpreh Arben Gjata.
Sipas Gjatës, senati akadmik i Univeristetit të Mjekësisë ka propozuar të vaksinohen studentët e mjeksisë, numri i të cilëve është rreth 5 mijë.
“Të futen në listë dhe në planet e vaksinimit edhe studentët e Universitetit tonë për shkak të vet karakterit që ka mësimi me ta, pra që bëhet ne ambiente spitalore dhe të shpresojmë që gjatë kësaj vere kjo të realizohet, në mënyrë që vitin tjetër ta nisim të plotë në mënyrë të rregullt nëpër auditore. Ne na mbeten studentët e cikleve bachelor dhe të masterit të integruar. Numri total për të gjithë Universitetin është rreth 5 mijë studentë”, tregoi Arben Gjata.
Në fund, mjeku Arben Gjata apelon për respektim të masave, në mënyrë që të kemi mundësi për t’iu rikthyer sa më shpejtë normalitetit.
“Të shpresojmë që normaliteti të vijë sa më shpejtë dhe e vetmja mundësi që kemi për të ndihmuar që realiteti të vijë sa më shpejtë është që të zbatojmë rregullat e distancimit social, rregullat e mbatjes së maskës, rregullat e higjienës personale etj përvec vaksinimit. Këto janë dy armët që kemi, vaksinimi dhe mbajtja e distancimit dhe ruajtja e rregullave anticovid”, tha Gjata.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër, volejbollistja kanadeze e Vllaznisë zgjedh të jetojë në konviktin e studentëve: Kushte të mira
8 Tetor, 18:08
-
Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni në QSUT
3 Tetor, 10:55
-
Regjistrimet në Universitetin e Durrësit, kryeson Infermieria! Rektori: S’ka interes për Filozofi, Histori dhe Gazetari
26 Shtator, 16:13
-
Punësimi me detyrim për mjekët e rinj! Opozita nuk i beson kostove, PS e voton e vetme te “edukimi”
17 Shtator, 17:32
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
Viti akademik 2023-2024, INSTAT: Arkitektura dhe ndërtimi dega e preferuar, rreth 6 mijë të regjistruar! Mes studentëve shqiptar edhe italian
22 Qershor, 17:33
-
Policia arreston dhjetëra protestues pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia
1 Maj, 10:00
-
Ambasadori gjerman sulmohet nga palestinezët gjatë vizitës në Bregun Perëndimor
30 Prill, 14:50
-
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
30 Mars, 10:11
-
Itali/ Adoleshenti godet me thikë pas shpine mësuesen teksa hynte në shkollë
5 Shkurt, 13:15
-
'Honoris Causa' Guvernatorit të Sardenjas/ Media Italiane: Vijojnë hetimet për Arben Gjatën! Reagon rektori i Mjekësisë: Këtë person nuk e kam takuar kurrë
18 Janar, 15:47