TIRANE- Një grup pune prej 5 hetues, janë ngarkuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla, për gjetjen e shkeljeve të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, dhe zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri. Bëhet fjalë për 3 prokurorë dhe 2 oficerë të policisë Gjyqësore që do verifikojnë fletë për fletë të gjithë materialin kallëzues prej 200 faqe të ardhur në prokurori me firmën e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në dosjen foluminoze nuk bëhet fjalë vetëm për rastin e abuzimit me reklamat, pasi sipas kallëzimit janë evindetuar dhe disa shkelje të tjera të ish-ministrit Imami, ku ka abuzuar me detyrën e tij në tendera publikë. Vendimi për ngritjen e grupit hetimor prej 5 persona, është marrë menjëherë sapo kryeprokurori Adriatik Llalla, është kthyer nga një takim pune në Londër, ku diskutohej për transferimin nga Anglia në Shqipëri, të 200 të dënuarve shqiptarë.

Hapat e hetimit
Hapi i parë që kanë kryer anëtarët e grupit hetimor lidhur me dosjen “Imami”, ka qënë rregjistrimi i procedimit penal për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pabarazisë në dendera dhe ankande publike”. Mësohet se rregjistrimi është bërë pa emra konkretë, ndërkohë që po ditën e djeshme, 3 prokurorët dhe 2 oficerët e policisë gjyqësore, kanë ndarë detyrat duke verifikuar në disa drejtime materialin kallëzuar të ministrisë së Mbrojtjes. Një veprim i tillë është kryer për të mësuar nëse ka shkelje të karakterit penal ose admnistrativ.

Pritet që në fillim të javës Prokuroria e Përgjithshme do i kërkojë inforamcion shtesë ministrisë së Mbrojtjes, ku do kërkohet të meret e gjithë praktika ligjore që është ndjekur, lidhur me tenderin e krijimit të spoteve publicitare, për ushtrinë shqiptare si anëtarë të organizatës politiko-ushtarake të NATO-S. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në vitin 2012 që ka një faturë mbi 300 milion lekë, para këto që sipas ministrisë së Mbrojtjes i janë dhënë një kompanie në pronësi të vëllait të Aleksandër Frangajt. Momentalisht prokuroria është në fazën e verifikimit të dokumentacionit dhe pritet që në vazhdim të firmosë fletë-thirjet e para, për marrjen në pyetje të personave të kallëzuar dhe atyre që kanë dijeni rreth rrethanave të zhvillimit të këtij tenderi.

Pyetja e personave
Këshilltari për median Mentor Beqa, nëndrejtori i Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes Sokol Nezirajn, Nilka Sina, shefe e logjistikës e QKMB si dhe Shkëlqim Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pritet të thiren shumë shpejt në prokurori, ku do dëshmojnë rreth veprimeve që kanë kryer lidhur me zhvillimin e tenderit për spotet publicitare të ushtrisë Shqiptare.

Sipas burimeve të prokurorisë, në pyetje do meret dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i cili do shpjegojë rrethanat e këtij tenderi. Hetimi i organit të akuzës nuk do përjashtojë dhe adminsitratorët e kompanisë që ka fituar tenderin, për kryerjen e sportit promocional, të cilët sipas akuzës do thiren në cilësinë e personit që kanë dijeni rreth kësaj çështje. Pasi të jetë përfunduar e gjithë kjo procedurë, prokuroria do analizojë faktet dhe më pas do vendosë nëse do ngrerë akuzë ose jo për deputetin Arben Imami dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Mbrojtjes.

Imami: Akuzat një hakmarje personale e Ramës
Një hakmarrje politike e ka cilësuar ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, padinë e ngritur nga pasardhësja e tij, Mimi Kodheli. Sipas Imamit Rama nuk ia fal atij deklaratat e bëra për 21 Janarin. Më tej në reagimin e tij Imami ka shtuar se nga hetimet nuk do të dalë asgjë, pasi kjo ka qenë një ministri model me tenderat dhe e suksesshme me reformat. Ish-ministri ka konfirmuar se nuk do i shmanget në asnjë rast prokurorisë, duke dëshmuar në çdo moment që do të thiret.
 
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)