Arben Imami sulmon Bashën: Jë në
rënie të vazhdueshme në sondazhe

Arben Imami sulmon Bashën: Jë në<br />rënie të vazhdueshme në sondazhe<br>
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sulmuar lidershipin demokrat, Lulzim Basha duke i kujtuar të dhënat e sondazheve. 

Imami tha se Basha dhe PD janë në rënie në të gjitha rezultatet e anketave, edhe pse sipas tij, Edi Rama po qeveris keq.  

"Fakti negativ pas zgjedhjeve, nga sondazhet, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Është një shqetësim i madh sidomos nga rrethanat që po kalon ky vend me një qeveri të keqe, të pashpirt, ky është problemi për të cilin unë jam i angazhuar", u shpreh Imami.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Imami u shpreh kundër Bashës kur tha se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar për, përpara Kuvendit siç tha Basha.   

“Këshilli Kombëtar duhet të ishte mbledhur edhe për analizën. Analiza është e njëanshme, nuk përfaqësohej mendimi që është zhvilluar në tërësi nga shumë anëtarë edhe nga kritikët. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është i papritur të paktën në vlerësimin tim. 

Zgjidhjet që duhet t’i vinë kësaj partie s’duhet të jetë burokratike vetëm nga një grup pune, por duhet një diskutim serioz.

Statuti nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, pa hedhur një platformë të analizës dhe analiza është e njëanshme. Kongresi do çojë në formalizimin e mosbashkimit”.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari