Arben Isaraj, zëvendësministri i
PS thumbon Metën: KED doli kopil

Teksa Ylli Manjani thumbon kryeministrin, ish-zëvendësi i tij, akoma në detyrë si numri dy i Drejtësisë, socialisti Arben Isaraj ja kthen borxhin Metës. Duke i kujtuar rolin e tij si drejtues i procesit të ngritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, Isaraj thotë se produkti doli “kopil”. “Je kokë a je pil ? Kur në pikën 3, të nenit të freskët 149/d56, të gjithëpranuar dhe të gjithëvotuar të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet : “3.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me SHORT, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me SHORT brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së SHORTIT si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.””,-citon zëvendësministri i drejtësisë aktin themeltar të shtetit, Kushtetutën.

Për të thelluar ironinë ai thërret në ndihmë fjalorin e gjuhës shqipe. “Kur në fjalorin e Gjuhës Shqipe, fjala “SHORT” nënkupton: Një proces a mënyrë “për të caktuar a për të zgjedhur dikë, për të ndarë diçka me paanësi ndër dy a më shumë veta ose për të zgjidhur një çështje duke hedhur zare a një monedhë metalike (kokë a pil), duke tërhequr nga një letër, duke fshehur diçka në grusht etj".

Na ndodh çudia e “keqkuptimit” të kuptimit të fjalës “SHORT”, si mënyra apo rruga e vetme kushtetuese e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”,-thotë Isaraj. Zëvendëskryeministri kujdeset që të bëjë diferencën e interpretimit mes Lu-së dhe Metës.

“Amerikani, që për tu marrë vesh me ne e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas kushtetutës në “short” na duhet edhe koka edhe pili. Shqiptari, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas ligjit në “short” nuk na duhet edhe koka edhe pili. E për të mos ta zgjatur dhe për ti rënë shkurt, shqiptari na thotë se më mjafton koka pa pilin apo dhe pili pa kokën. E thënë shqip dhe shkurt “short”-i kushtetues e do dhe kokën dhe pili-n. “Short”-i kushtetues pa kokë dhe pa pil nuk është gjë tjetër veçse kopil”-thotë në përfundim Arben Isaraj, zëvendësministër i drejtësisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara