TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Ka nisur mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. 

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat. KLP po zhvillon sot mbledhjen e parë për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ku ka komunikuar një afat prej 45 ditësh për kandidatët e interesuar për të paraqitur platformat e tyre. 

Siç edhe më parë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar, dy janë kadidatët të cilët kanë shfaqur interes, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili dhe  Andand Xholi. Balla gjithashtu tregoi më shumë mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët.

“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre.

Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje. Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë, sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve aty ku mungojnë 104 prokurorë

“Burimi kryesor i futjes së prokurorëve në sistem është Shkolla e Magjistraturës dhe që kur jemi krijuar kemi emëruar 40 prokurorë. Këtë vit ne emëruam 22. Për të zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit që të bëhet i mundur ndryshimi i ligjit në lidhje me prokurorët që janë në proces studimi të cilët vitin e 3 të munden ta bëjnë praktikë të pagueshme dhe të punojnë në sistem”.

Kreu i KLP thotë se ndryshimi i ligjit do të sjell më shumë burime njerëzore në sistem.

Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që politika mos të ndërhyjë në këtë proces, kjo pasi çdo ndërhyrje në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet, përfshirë aferën e inceneratorëve.

 

Hapja e procedures per zgjedhjen e kreut

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Gara për kreun e ri të SPAK, reagon Bardhi: Ndërhyrjet nga politika shqetësuese

1663147865_WATERMARKREPORTtv.00495802.Still007.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhjen me garën për kreun e ri të ri të SPAK, ku thotë se lajmet për përcaktimin e kreut të ri nga qeveria janë shqetësuese. Sipas Bardhit çdo ndryshim në këto momente, do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaferën e inceneratorëve.

‘Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje, mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!’- shkruan Bardhi.

Ora 10:15
Nis mbledhja e KLP për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK

 

Ka nisur mbledhja e parë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Kraja lë detyrën si kreu i SPAK në dhjetor por procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme nisin sot.