SPAK nën ethet e garës për kreun e ri. Në garë deri më tani kanë shfaqur interes 3 prokurorë: Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi.

Sipas ligjit drejtimi i SPAK është me tre vite. Sipas nenit 148/dh pika 3 e kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Parlamenti refuzoi kërkesën për ndryshime ligjore dhe zgjatje mandati e të drejtë rikandidimi për drejtuesin aktual. Një ditë më parë kreu i SPAK Arben Kraja prezantoi në parlament raportin 2021 ku rezulton se SPAK ende s’është plotësuar ame stafin e BKH-s.