Arben Malaj, ish-deputeti socialist i Vlorës, pritet të jetë anëtari më i ri i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
 
Malaj do të zëvendësojë Ermelidna Meksin, ndërkohë që sot në Komisionin e Ekonomisë ka mundur që të marrë votat e mazhorancës, pas nominimit të tij, ku kundërshti nuk kanë pasur as deputetët e opozitës, ndonëse ish-ministri i Financave, Ritvan Bode i ka kërkuar që ai të shikojë me prioritet shqetësimet lidhur me politikat monetare 
 
Duke iu përgjigjur Bodes, Malaj ka thënë se rritja e konsumit mund të vijë nga rritja e të ardhurave dhe kreditimi.

Arben Malaj, ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Financave në qeverinë Nano.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)