Arben Seferi administratori  i
përkohshëm i CEZ shpërndarje

Arben Seferi administratori  i<br />përkohshëm i CEZ shpërndarje
Enti Rregullator shpalli sot paradite Arben Seferin si administrator i ri i përkohshëm i CEZ Shpërndarje sh.a

Seferi mori 5 votat e bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhe u përzgjodh mes dy kandidaturave të tjera  Arqile Kokëdhima dhe Myrteza Myftari.

Arben Seferi, është me profesion Inxhinier Mekanik dhe para emërimit në këtë post mbante detyrën e administratorit të kompanisë “Agicom”. Më parë ka punuar si, Drejtor i Përgjithshëm i Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës. Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt nga ERE më 17 tetor, ai deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt interesi.

Gjatë prezantimit të tij, Seferi u shpreh se fokusi kryesor i tij do të ishte tek menaxhimi i përgjithshëm, me profesionistë.

“Fokusi kryesor do të jetë menaxhimi i përgjithshëm i cili do të realizohet përmes një rioganizimi dhe tranformimi të kompanisë nëpërmjet hartimit dhe implementimit të strukturave të përshtatshme efikase të cilat do të mundësojnë ritjen e nivlit të mënaxhimti ndarjen e qartë të përgjegjësive dhe evitimin e dublimit të përgjegjësive. “- deklaroi Seferi.

Arben Seferi do të ulet në postin e mbajtur nga Sahit Dollapi cili më 8 tetor, dha dorëheqjen në mbledhjen e ERE ku ishte planifikuar të  paraqiste analizën 10- mujore të punës së tij.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë