Sulmuesi i Heerenven dhe Kosovës, Arbër Zeneli pritet të jetë transferimi i radhës së Chelsea.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, të cilat shkruajnë se një scout I klubit anglez do të jetë të djelën në Amsterdam për të ndjekur Zenelin.
Vendimtare do të jetë ndeshja e Ajax- Heerenven në Amsterdam Arena, ku Arbër Zeneli pritet të jetë startues për miqtë.

Në rast bindjeje, klubi londinez e vlerëson kalimin e Zenelit nga Heerenven tek Chelsea Fc për 5 milion £.
23 vjeçari, Arbër Zeneli i lindur në Suedi është ka përfaqësuar Kosovën për 15 takime duke shënuar 6 gola. Ai zgjodh 'Futbollisti më i mirë i vitit 2018' në Kosovë. Ndërkohë në kampionatit holandez prej dy vitesh me Heerenven ai ka shënuar 14 gola në 71 ndeshje.
/Shqiptarja.comKomente

