Arbëreshët festojnë 550 e fitores së
Skënderbeut për herë të parë në Krujë

Arbëreshët festojnë 550 e fitores së<br />Skënderbeut për herë të parë në Krujë
Arbëreshët e Italisë, kanë ardhur për herë të parë në Kruje, që të festojnë 550-vjetorin e fitores së Skënderbeut. 
 
Manifestimet lidhen me fitoren e Skënderbeut mbi ushtrinë Osmane të udhëhequr nga Ballaban Pashe Badera. Fitorja e Skënderbeut daton më 24 prill të vitit 1467.

“Kjo ditë shënon fitoren e bujshme të Gjergj Kastriotit i cili niset nga qyteti i Lezhës i cili niset me 19 prill. Jo më kot kemi nisur nga qyteti i Lezhës dhe aktiviteti kryesor do të kulmojë në Lezhë, sepse në vitin 1467 në këtë ditë Gjergj Kastrioti bashkë me Lekë Dukagjinin përgatisin një ushtri prej 16 mijë ushtarësh menjëherë pas kthimit të Gjergj Kastriotit nga Roma dhe Napoli  me ndihma të pakta sipas edhe kronikave historike të kohës dhe ndërmori sulmin duke e kthyer Ballabanin nga rrethues në të rrethuar”, u shpreh historiani Paulin Zefi.
 
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita kanë ardhur në Kruje të përfaqësuara nga 58 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume. Arbëreshët prej 550 vjetësh e kanë kujtuar këtë festë të lavdishme me ‘Vallen e Fitores’.
 
Aktiviteti është mundësuar nga shoqata “Foleja kombëtare” e drejtuar nga Elida Jorgoni, e cila ka shprehur dëshirën që Vallja arbëreshe e  fitores të kthehet në një traditë të përvitshme edhe në Shqipëri.
 
“Ja ku janë, erdhën shqipet nga të gjitha krahinat nga të gjitha vendet ku janë shqiptarët dhe u mblodhën këtu në Krujën e lavdishme “,Elida Jorgoni
 
Pas programit artistik Arbëreshët vizituan Varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Emocionet e tyre nuk kanë kufi
 
“Unë jam arbëresh nga Pulja. Jam i emocionuar sepse vij për herë të parë në Shqipëri. Kruja më duket shumë e bukur dhe shumë e civilizuar. Emocionet e mia janë të mëdha, sepse kam prekur për herë të parë tokën e origjinës. Kam shumë emocione që jemi bashkë me vëllezërit shqiptarë”, u shpreh Francesco Vaschi.
 
“Jemi shume të lumtur që sot takohemi me vëllezërit që kemi matanë Adriatikut. Ardhja jonë këtu bëhet më qëllim që të ngremë ura komunikimi, mes njerëzve dhe mes kulturave. Këto ura duhet të ngrihen që edhe ju të vini tek ne. Ndihem shumë i lumtur, ndihem si në shtëpinë time”, tha Noe Andreano, kryetar i komunës Puglia.
 
Arbëreshët janë shprehur më së shumti se janë të lumtur që janë kthyer shtëpinë e tyre pas 550 vjetësh. Grupi i Arbëreshëve do vazhdoje aktivitetin ne disa qytete te tjera si Lezha, Shkodra, Berati etj pasi festimet pas fitores zgjatnin 3 dite.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar