Arbian Mazniku: Teatri i Ri do të ndërtohet në konsultë të plotë me grupet e interesit, bashkëkohor e me hapësirë

Arbian Mazniku: Teatri i Ri do të ndërtohet në konsultë të plotë me grupet e interesit, bashkëkohor e me hapësirë

Arbian Mazniku, nënkryrtari i Bashkisë së Tiranës

Teatri Kombëtar ekzistues nuk ka asnjë kapacitet teknik dhe sigurie mbi të cilin mund të ndërhyhet, por dhe nëse rindërtohet nga fillimi. Kështu është shprehur Arbian Mazniku, nënkryrtari i Bashkisë së Tiranës, gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve. Ai  u tha sot deputetëve, se teatri i ri do të ndërtohet në konsultë të plotë me grupet e interesit dhe do rikthehet në shqyrtim në kuvend.

Teatri ekzistues nuk e ka potencialin e mundshëm as nga ana teknike, por dhe sa i takon sigurisë për ta ristrukturuar. Madje dhe po ta rrëzojmë dhe ta rindërtojmë në formën që është sot, nuk arrijmë dot qëllimin që ne duam, që të kemi një teatër bashkëkohor dhe me hapësira më të mëdha. Pra duam të kemi sallë të re me 605 vende, salla “black box” me nga 100 vende, sallë të hapur etj etj. Të gjitha këto janë çështje që grupi negocimit do ti kalojë me detaje, me lupë për të rritur vlerën e interesit të qytetarëve sa më shumë dhe pasi të arrihet marrëveshja do të ketë sërish diskutim këtu në kuvend. Kjo kompani, që do të merret me ndërtimin e teatrit, është marrë në mënyrë sistematike ka punuar me Bashkinë e Tiranës, siç ka ndodhur me Sheshin Skënderbe në kohën kur ishte Lulzim Basha ishte në kryet të pushtetit lokal dhe qendra e Tiranës mori formë vezake, pra kompania ka eksperiencë pune në Tiranë. Është hapur një debat i madh për kalimin në Këshill Bashkiak të këtij projekti. Do kalojë dhe atje, paraprakisht dhe më pas do risillet për shqyrtim edhe këtu në kuvend në formë edhe më të plotë”, tha Mazniku ndër të tjera para deputetëve të komisionit të ligjeve.

Arbian Mazniku, nënkryrtari i Bashkisë së Tiranës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit