TIRANË- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore 2027. Në mbledhjen e Asamblesë, janë njoftuar edhe ndryshime në drejtuesit e qarqeve. Emirjana Sako ikën nga Durrësi, Benet Beci ikën nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi ikën nga Kukësi dhe nuk do të jetë më drejtues qarku por do të angazhohet vetëm në njësinë numër 11 në Tiranë.

Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër. Në Kukës, drejtues politik do të jetë Erjon Malaj. 

Në Tiranë, Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili do të mbajë edhe drejtuesin për diasporën. Ndërkohë, Manastirliu do të jetë drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë.

Blendi Klosi shkon në Durrës dhe ikën Sako. 

Konfirmohen Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër dhe Ervin Demo në Berat. 

Ndryshimet në Qarqe
Qarku Tiranë – Taulant Balla
Bashkia Tiranë – Ogerta Mansatirliu
Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako
Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën
Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci
Dibër – Ulsi Manja - zëvendëson Blendi Klosin
Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi
Elbasan – Arbër Mazniku- Konfirmohet
Berat – Ervin Demo- Konfirmohet
Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet
Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet
Gjirokastër- Mirela Kumbaro= Konfirmohet

 

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën
Njësia 1- Lindita Nikolla
Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali
Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti
Njësia 5- Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj
Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino
Njësia 7- Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu
Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti
Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka
Njësia 10- Besfort Lamallari
Njësia 11- Eduard Shalsi
Njësia 13- Elisa Spiropali dhe Anila Denaj

Lajmi në përditësim...