'Arbitri na hodhi në erë sezonin', Daja pas humbjes së Partizanit: Nuk e di çfarë ka Jorgji me mua (VIDEO)

Një penallti e dyfishmtë e kthyer në gol nga Erald Marku ka mjaftuar që Vllaznia të mposhtë Partizanin në Air Albania një javë para përfundimit të kampionatit. Një humbje që djeg shumë, pasi të kuqtë zbresin nga vendi i parë në të tretin dhe shanset për titull thuajse janë zeruar. Në përfundim të ndeshjes përveç presidentit Demi, pjesa tjetër e drejtuesve u pa e trishtuar.

Gaz Demi, president i Partizanit: “Fitoi ekipi më i mirë, Vllaznia ishte ekip më i mirë se ne. Për arbitrat nuk kam asgjë, asgjë.”

Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Është hera e dytë që në karrierën time me të njëjtin arbitër më ndodh e njëjta gjë. Kjo nuk është personale, pasi Jorgji s’ka asgjë me Dajën dhe Daja s’ka asgjë me Jorgjin. Të them të drejtën është guxim shumë i tepruar të hedhësh poshtë punën e gjithë vitit duke dhënë një penallti që për mua nuk ekziston.”

Olsi Rama, drejtori i Partizanit: “Unë se kam para ndodnjëherë atë hezitim të arbitrit. Kam parë videon përsëritje dhe nuk dallova komunikim mes kryesorit dhe anësorit. Pra nuk e di çfarë ka gjykuar në atë moment.”

Në krahun tjetër kjo fitore e çon Vllazninë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Teutën kryesuese. Kjo e fundit barazoi sot pa gola në transfertën e Laçit. Interesante është fakti se Teuta udhëheq për shkak të vetëm një goli më shumë se Vllaznina, pasi në ndeshjet direkte janë me pikë të barabarta. Gjithsesi Teuta ndeshjen e fundit e luan me Apoloninë e rënë nga kategoria, ndërsa Vllaznia pret Laçin.

Sakaq në Korçë Skënderbeu siguroi matematikisht mbijetesën në Superligë pasi mposhti 2-1 Kukësin. Ndërkohë dueli për vendin e tetë mes Kastriotit dhe Bylisit përfundoi 1-1, ndërsa të njëjtin rezultat prodhoi edhe sfida Apolonia-Tirana.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
'Kë pret arbitri i Dukës te penalltia? Sistem i tërë kriminal', shfryn Erion Braçe për humbjen e Partizanit

Partizani humbi shansin sot të ketë gjithçka në dorë në ndeshjen e fundit për titullin kampion. Vllaznia i mundi falë një penalltie të dyshimtë, të shënuar nga Marku, por të shoqëruar me shumë polemika dhe kundërshti nga kampi i kuq.

Erion Braçe, zëvendës kryeministër i vendit dhe tifoz i thekur i Partizanit reagon ashpër dhe sulmon drejtpërdrejt arbitrin Enea Jorgji dhe presidentin e Federatës, Armand Duka.

" Shiheni: Dora e Belicës është ngjitur me trupin, mbron hijen! Arbitri i Armando Dukes, Enea Jorgji është qartësisht në fushëpamje, e sheh qartë fare. Arbitri i Armando Dukës, Enea Jorgji nuk vendos, por i kërkon mendim anësorit, arbitrit të Armando Dukës, Kreshnik Bajramajt, që është në krahun tjetër, as sheh gjë hiç. Nuk vendosin e presin, por kë presin? Kë? Pas tre minutash, ku as kanë ekran të shohin, pra as VAR e as shkojnë kund të shohin rastin, vendosin penallti! Tani shiheni prape. A është dorë e hapur kjo? Jooooooo! Fare! Kjo është ndyrësira që nuk nis e mbaron tek Enea Jorgji. Është një sistem i tërë kriminal, brenda të cilit është dhe televizioni, që pastron llumin që konsumohet në fushë! Neveri, neveri! Mllefi ndaj një ekipi që është i vetmi që luan drejt në këtë vend, prodhon këtë neveri qelibar siç thotë llumi i llumit te televizionit! ", shkruan Braçe.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 22/05/2021 17:05

    E vertet partizani oajti dobet.por nuk meritonte humbjen.tee pakten me ate penalti.nejse iku ai muhabet .Armando Duke nga durrsi esht?? Po me duket.te fala

    Përgjigju
  • Kistra: 22/05/2021 08:47

    Pertej episodit te diskutueshem te penalltise, Partizani e hodhi vet me ere sezonin. Luajti dobet dhe Vllaznia e meritoi fitoren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja